LAJMI I FUNDIT:

Nesër varroset Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmë në Pejë

Nesër varroset Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmë në Pejë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmë në Pejë do të varroset ditën e nesërme.

Kështu ka bërë të ditur, anëtari i PDK-së, Artan Muhaxheri.


“Ju njoftoj se nesër me datë 10.9.2021, në ora 14:00, bëhet varrimi i të dashurit tonë, ASTRIT (REXHEP) ADEMAJ. Varrimi bëhet në varrezat e Katundit të Ri, në Pejë! Shpirti i tij dritë pastë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, vrasja e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Pejë, në afërsi të një lokali te shkolla Ekonomike “Ali Hadri”, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj , të dy zyrtarë të PDK-së.

Vritet Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës
Lexo po ashtu Vritet Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës

Në vendin e ngjarjes është plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, i cili është ndaluar për paraburgim për 48 orë. /Telegrafi/