Nuk përmban gluten, të mban të ngopur: Quinoa e përgatitur në këtë mënyrë është një vakt që të gjithë do ta adhurojnë!
Quinoa konsiderohet si një alternativë për shumë drithëra, sepse nuk përmban gluten
Ka një indeks të ulët glikemie, është i pasur me proteina (100g quinoa përmbajnë 14g proteina), është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 200 g quinoa të kuqe;
– 1 karotë e vogël;
– 1 kungulleshë e vogël;
– 1 patëllxhan i vogël;
– gjysmë speci i kuq dhe i verdhë;
– 1 qepë;
– 2 domate;
– 50 g djathë feta;
– gjysmë tufe fletë majdanozi;
– 3 thelpinj hudhre;
– lëng i 2 limonëve;
– vaj ulliri;
– kripë;
– piper sipas shijes.
Përgatitja:
Vendosni të vlojë në një enë ujë dhe quinoa me kripë sa mund të kapni me gishta, ulni temperaturën dhe zieni për 10 minuta, fikni pllakën dhe lëreni të mbuluar në mënyrë që quinoa të thithë të gjithë ujin.
Shkundni përzierjen me një pirun. Pritini karotën dhe qepën në kube më të vegjël, kungullin e njomë dhe patëllxhanin në kube, specin në copëza dhe fërgoni të gjitha në një tigan me pak vaj ulliri.
Në një tenxhere më të thellë, bashkoni quinoan me perimet, shtoni domaten e prerë, hidhni lëng limoni, vaj ulliri, kripë, piper dhe gjethet e majdanozit të prera imët.
Përzieni të gjitha mirë dhe lëreni në frigorifer për disa orë për t’u bashkuar aromat.
Ju bëfshin mirë.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMënyra më e mirë e përgatitjes së spinaqit: Ky truk do t’ju ndihmojë të ruani të gjitha mineralet dhe vitaminat
Brokoli me djathë e vezë përgatitet për 10 minuta: Do ta adhuroni këtë racion!
10 koktejet më të mira të verës!
Revani Vlore
Omëletë me domate
Acuge dhe karkaleca të marinuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri