LAJMI I FUNDIT:

Nikaj për ambasadorët: Gërvalla ka dështuar, nëse nuk ka kompetencë për emërimin e tyre, si do të aplikojë në organizatat ndërkombëtare

Nikaj për ambasadorët: Gërvalla ka dështuar, nëse nuk ka kompetencë për emërimin e tyre, si do të aplikojë në organizatat ndërkombëtare
Bernard Nikaj, anëtari i kryesisë së PDK-së dhe sekretar për marrëdhënie me jashtë gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

Mos-emërimi i ambasadorëve të rinj nëpër vende të rëndësishme nëpër botë po shihet si dëm i madh që i është bërë politikës së jashtme të Kosovës dhe dështim i ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë i kësaj partie, Bernard Nikaj, gjatë intervistës për emisionin “Përballje” në Telegrafi ka thënë se dikush duhet të jap përgjegjësi për dështimet që janë bërë në këtë aspekt,

Sipas tij, ministrja Gërvalla është ajo që ka dështuar të dërgojë propozimet për ambasadorë tek Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.


“Dikush duhet të fillojë të jap përgjegjësi për dështimet. Nëse ti e ki një ministre të jashtme e cila për shtatë muaj shërbim dështon t’i propozojë presidentes, sepse kjo është dështim i Ministrisë së Jashtme, pra t’i propozojë Presidentes dhe Kuvendit emrat për ambasadorë”, thotë Nikaj.

Bernard Nikaj, anëtari i kryesisë së PDK-së dhe sekretar për marrëdhënie me jashtë gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

Tutje, ai u shpreh se, “Ministrja është titullar i ministrisë, ministrja ka dështuar që t’i propozojë Presidentes dhe Qeverisë, e Kuvendit emrat për ambasadorë dhe ky është fakt”, tha Nikaj gjatë intervistës për Telegrafin.

Nikaj nuk foli për emrat e ambasadorëve, por theksoi se pozita nuk është siguruar që t’i ketë deputetët e saj në Komisionin për Punë të Jashtme, gjë që sipas tij “tregon për nivel të abstenimit” të pozitës në këtë proces.

“Emrat, besoj se nuk i bëjmë nderë as atyre e as vetes për të folur për ta. Por, fakti që Komisioni për Politikë të Jashtme e fton takimin për të intervistuar për kandidatët për ambasadorë, e nuk është siguruar që i ka as deputetët e shumicës aty, tregon për këtë nivel të amstenimit ose jo-kompetencës”, theksoi Nikaj në “Përballje”.

Sipas Nikajt ky proces po e dëmton shumë Kosovën.

“Kjo e dëmton politikën e jashtme të Kosovës. Sot kur data është shtatë, janë tri ditë që ka kaluar moratoriumi për aplikim në organizata ndërkombëtare, e kemi të paqartë se çfarë do të bëj Kosova, çfarë strategjie ka Qeveria e Kosovës në lidhje me aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thotë ai.

Bernard Nikaj, anëtari i kryesisë së PDK-së dhe sekretar për marrëdhënie me jashtë gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan SlivovaTutje, ai thotë emërimi i ambasadorëve është një procedurë shumë më e thjeshtë sesa aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“A do të aplikojmë sivjet në Interpol, a do të aplikojmë në UNESCO, në Këshill të Evropës, apo do ta vazhdojmë moratoriumin. Si mund ta implementojmë një politikë të tillë kur nuk kemi pasur kompetencë të mjaftueshme që të emërojmë ambasadorë nëpër shtetet tjera. Të anëtarësohesh në një organizatë ndërkombëtare është ndërmarrje më e ndërlikuar se çdo gjë tjetër që mund të bësh këtu brenda”, tha Nikaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori