LAJMI I FUNDIT:

​ISIS sulmon stacionin policor në Irak, vriten 3 policë

​ISIS sulmon stacionin policor në Irak, vriten 3 policë

Agjencia AFP raporton se 13 policë irakianë u vranë nga një sulm i grupit terrorist Shteti Islamik në Irak.

Ata sulmuan një pikë kontrolli të policisë, thanë burime të organeve të sigurisë dhe ato shëndetësore.


Sulmi ndodhi në rajonin e Al-Rashad rreth 65 kilometra në jug të qytetit të Kirkuk, tha një oficer i lartë i policisë irakiane për AFP.

“Trembëdhjetë u vranë dhe tre u plagosën”, tha ai. Numrin e viktimave e ka konfirmuar edhe një burim mjekësor në Kirkuk.

Në vitin 2014 militantët e ISIS morën nën kontroll një pjesë të Irakut. Ata u mposhtën përmes nga një fushatë kundër kryengritjes, e mbështetur nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja.

Qeveria irakiane e shpalli të mposhtur grupin në fund të vitit 2017, por ata ende kanë disa celula aktive të cilat vazhdojnë të godasin forcat e sigurisë me sulme.

Ata shënjestrojnë rregullisht ushtrinë dhe policinë në Irakun verior, por ky sulm ishte një nga më vdekjeprurësit këtë vit.

Më 19 korrik një sulm i pretenduar nga ISIS vrau 30 persona në një treg në periferi të Bagdadit.

Trupat e koalicionit ndërkombëtar në Irak aktualisht numërojnë rreth 3.500 pjesëtarë, nga të cilët 2.500 janë trupa amerikane.

Uashingtoni po e zvogëlon praninë e tij ushtarake dhe ka thënë se nga viti i ardhshëm roli i trupave amerikane do të kufizohet në trajnimin dhe këshillimin e forcave irakiane.

Të dielën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron, vizitoi rajonin e Kurdistanit irakian dhe shprehu shqetësimin për një “ringjallje” të IS -it në Irak dhe Siri.

Ai tha gjithashtu se ushtarët francezë të vendosur në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar do të qëndrojnë “pavarësisht se çfarë zgjedhjesh bëjnë amerikanët”.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori