LAJMI I FUNDIT:

Para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, Rusia dezinformon për të mbjellë mosbesim në rrjete sociale

Para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, Rusia dezinformon për të mbjellë mosbesim në rrjete sociale

RT Deutsch, media e mbështetur nga Kremlini, është bërë një lojtar kryesor në rrjetet sociale vetëm disa javë para se të hapen sondazhet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani.

Një video në YouTube që prezanton teori konspirative kundër vaksinës COVID-19 është shikuar më shumë se një milion herë në Gjermani. Një shkrim në Facebook që promovon një parti politike të ekstremit të djathtë u shpërnda nga dhjetëra mijëra njerëz. Ndërsa, një shkrim në Twitter duke sulmuar një politikan kryesor, u pëlqyer vazhdimisht gjatë muajve.

Mijëra publikime në rrjetet sociale si këto po përhapen në ekonominë më të madhe të Evropës dhe të gjitha vijnë nga Russia Today në Gjermani, e njohur si RT Deutsch.


Në total, transmetuesi rus – qëllimi i të cilit është të sigurojë një alternativë ndaj perspektivës së medieve perëndimore mbi çështjet aktuale dhe të promovojë interesat strategjike të presidentit Vladimir Putin – është bërë media më e theksuar në rrjetet sociale në Gjermani, vetëm disa javë përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit.

Që nga muaji mars, RT Deutsch është përqëndruar në promovimin e frikës kundër vaksinave rreth pandemisë COVID-19 dhe mbrojtjen partisë se ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Sipas Fondit Marshall (GMF), përpjekjet e medias ruse kanë grumbulluar afërsisht 22.7 milionë ndërveprime në Facebook në formën e komenteve dhe pëlqimeve.

Këto shifra e vendosin medien e mbështetur nga Kremlini në krye të organizatave që janë prezente në rrjete sociale, siç është tabloidi gjerman Bild dhe Deutsche Welle.

“Padyshim është një interes i madh për atë që Rusia po shet këtu te gjermanët. Dhe kjo, mendoj, në të gjithë Perëndimin është thellësisht shqetësuese”, tha Bret Schafer nga GMF.

“Është e qartë se nga vjen kjo përmbajtje. Ky nuk është si një operacion i fshehtë informacioni. Ata janë disi me shumicë, nëse jo në të gjitha, në mediet tradicionale”, shtoi Schafer.

Kandidatja gjermane për kancelare Annalena Baerbock në shënjestër të dezinformatave ruse
Lexo po ashtu Kandidatja gjermane për kancelare Annalena Baerbock në shënjestër të dezinformatave ruse

Duke numëruar ditët

RT Deutsch ka arritur një audiencë të gjerë në Gjermani. Pjesa më e madhe e përmbajtjes së transmetuesit të mbështetur nga Kremlini lidhet me një rritje të dezinformatave që kanë të bëjnë me zgjedhjet, kryesisht të kanalizuara përmes komplotit të brendshëm dhe grupeve ekstremiste për të mbjellë mosbesim rreth votimit, veçanërisht në lidhje me fletëvotimet të dërguara me postë.

Ekspertët e dezinformimit thanë se fokusi i RT Deutsch në rrëfimet kundër vaksinës – 9 nga 10 videot më të shikuara të YouTube janë të lidhura me këto teori konspirative dhe kanë grumbulluar gati 6 milionë shikime – synon një pakicë të konsiderueshme të popullsisë gjermane që mbeten skeptikë në lidhje me efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19.

Gjatë pandemisë, ekstremistët e djathtë, grupet anti-qeveritare dhe besimtarët e të ashtuquajturës teori të komplotit QAnon u bashkuan rreth kundërshtimit të tyre ndaj vaksinave dhe përpjekjeve të Berlinit për të urdhëruar mbajtjen e maskave dhe masave të tjera.

Hulumtimi i GMF-së tregon se media ruse ka luajtur me këto, duke vënë në dyshim në mënyrë të përsëritur efektivitetin e vaksinave perëndimore dhe duke theksuar pretendimet e rreme se ato shkaktojnë efekte anësore të dëmshme.

“Numri i lartë i vdekjeve të pa raportuara nga vaksinat? Patologu i Heidelberg kërkon më shumë autopsi”, ishte një artikull i RT Deutsch, i cili u shërnda, u komentua dhe u pëlqye dhjetëra mijëra herë në Facebook, përfshirë në grupet kundër vaksinave.

“Ata kanë filluar të kontaktojnë me grupe shumë më të gjëra se më parë. Mesazhet anti-vaksinë të sponsorizuara nga vendet tjera tregojnë atë qasje në Gjermani. Po mbjell mosbesim te qeveria dhe fokusohet në ndarjet e brendshme”, tha Anneli Ahonen, një studiuese në Institutin për Dialog Strategjik, një qendër studimi që gjurmon ekstremizmin në internet.

Luksemburgu bllokon licencën e transmetimit të Russia Today (RT) në gjuhën gjermane
Lexo po ashtu Luksemburgu bllokon licencën e transmetimit të Russia Today (RT) në gjuhën gjermane

Pro-AfD, anti-Të Gjelbër

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, media e mbështetur nga Kremlini po ndjek një strategji të dyfishtë për promovimin e AfD-së, ndërsa sulmon Partinë e Gjelbër, veçanërisht udhëheqësen e saj Annalena Baerbock.

Ata gjithashtu bëjnë referenca rutinore si për CDU-në ashtu edhe për SPD-në, por kryesisht i lënë këto grupe vetëm sa i përket promovimit ose sulmit ndaj politikave të tyre.

RT Deutsch ka mbrojtur në mënyrë të përsëritur pikat e politike të AfD-së, duke përfshirë një qëndrim kundër refugjatëve dhe një fund kufizimet kundër COVID-19, derisa promovon polemika në lidhje me Baerbock, ku qëndrimi kundër Rusisë kërcënon interesat e Kremlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori