LAJMI I FUNDIT:

Luksemburgu bllokon licencën e transmetimit të Russia Today (RT) në gjuhën gjermane

Luksemburgu bllokon licencën e transmetimit të Russia Today (RT) në gjuhën gjermane

Luksemburgu i ka ndaluar rrjetit shtetëror rus të lajmeve Russia Today (RT) të transmetojë kanalin e tij në gjuhën gjermane nga ky vend i Bashkimit Evropian.

Rregullatorët në Luksemburg refuzuan kërkesën për licencë nga rrjeti 24-orësh, i njohur më parë si Russia Today, për të transmetuar shërbimin e tij “RT auf Deutsch” përmes satelitit.


RT bëri këtë lëvizje sepse Gjermania nuk u jep licenca për transmetim medieve shtetërore në pronësi të huaj.

Sipas ligjeve të BE-së, mediet nga vendet jo-anëtare mund të bien nën juridiksionin e një vendi brenda bllokut nëse përdorin kapacitetin e tij satelitor.

Një burim i Qeverisë së Luksemburgut tha se, “kriteret teknike nuk janë plotësuar që RT të funksionojë atje”.

Burimi ka shtuar se për shkak se RT tashmë ka një zyrë dhe personel në Berlin, kërkesat e saj operative “konsiderohen të jenë nën juridiksionin e Republikës Federale të Gjermanisë”.

Kanali i gjuhës angleze i rrjetit është tashmë i disponueshëm në Luksemburg.

RT nën vëzhgim nga zyrtarët e inteligjencës

E përditshmja Suddeutsche Zeitung me qendër në Mynih ka raportuar se oferta e RT-së kishte tërhequr vëmendjen e Shërbimeve të Inteligjencës të Luksemburgut, të cilët u takuan me diplomatë dhe rregullatorë për të diskutuar aplikimin.

Në një deklaratë, RT tha se avokatët e saj do të rishikonin vendimin.

Vitin e kaluar, një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit e këtë medie e quajti “shtyllat e dezinformimit të Kremlinit”.

Rrjeti, i financuar tërësisht nga taksapaguesit rusë, nisi shërbimin e tij gjerman si një faqe në internet në vitin 2014. Ai tashmë transmeton në të gjithë botën në anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe arabisht.

Zyrtarët e inteligjencës gjermane kritikuan kanalin për “manipulim selektiv” në raportimet mbi pandeminë COVID-19.

Vitin e kaluar, RT humbi një betejë gjyqësore kundër rregullatorit britanik Ofcom pasi dënoi rrjetin me 235 mijë euro për shkelje të përsëritura të paanësisë sipas kodit të transmetimit të vendit.

Gjobat u dhanë për transmetimin e helmimit të ish-spiunit të KGB-së, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, në Salisbury të Anglisë jugore. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori