LAJMI I FUNDIT:

Preferenca e Juventusit në rast të largimit të Ronaldos

Preferenca e Juventusit në rast të largimit të Ronaldos
(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo është në radarin e Paris Saint-Germanit, në rast se Kylian Mbappe vendos t’i bashkohet Reali Madridit. Mirëpo, Juventusi preferon që portugezi të transferohet në Ligën Premier.

Ka mbetur edhe një javë deri në mbyllje të afatit kalimtar veror, ndërsa akoma është e paqartë nëse 36-vjeçari do të qëndrojë te Zonja e Vjetër apo do të përfshihet në ‘domino efektin’ e përmendur.


Mbappe është çelësi i enigmës, anësori i PSG-së nuk e ka pranuar ofertën e klubit francez dhe pret lëvizjen finale të Realit. Në rast të kalimit të tij te Los Blancos, atëherë hyn në lojë plani Ronaldo, i cili mund të transferohet në Parc des Princes për t’u bashkuar me rivalin e tij më të madh, Lionel Messi.

(Foto: Instagram/cristiano)

Sidoqoftë, gjasat më të mëdha janë që CR7 të qëndrojë te Juve në sezonin 2021/2022 për ta përfunduar kontratën, e cila i skadon në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.

Al-Thani bashkon Messin dhe Ronaldon – a do të ndodh transferimi i radhës i madh te PSG?
Lexo po ashtu Al-Thani bashkon Messin dhe Ronaldon – a do të ndodh transferimi i radhës i madh te PSG?

Meqenëse nuk ka asgjë konkrete nga Manchester Unitedi, Sky Sports Italia sugjeron se Manchester City mund të jetë blerësi i vetëm potencial i Ronaldos dhe kampioni i Anglisë është opsioni i preferuar i Bianconerëve.

(Foto: Instagram/dejesusoficial)

Arsyeja për këtë është se Juve ka identifikuar Gabriel Jesusin si pasues afatgjatë të portugezit dhe planifikon një marrëveshje shkëmbimi mes dy lojtarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori