LAJMI I FUNDIT:

Ish- nxënësja e American School of Kosova fillon të punojë në Facebook!

Ish- nxënësja e American School of Kosova fillon të punojë në Facebook!

Të themi që ka realizuar ëndrrën e çdo njeriu, është pak për të përshkruar arritjen e saj. Plarenta Deshishku, studente e cila përfundoi shkollën e mesme në American School of Kosova, ka filluar punën në kompaninë e njohur anë e mbarë botës – në Facebook.

Plarenta Deshishku, studente që diplomoi në vitin 2016, pas vitesh pune dhe përkushtimi ka mbërritur të arrij një gjë që jo shumë kush mund të i’a dalë. Me një karrierë të mbushur me trajnime dhe specializime, pozita të ndryshme pune relevante në marketing, Plarenta tanimë është pjesë e departamentit të Global Operations në Facebook, si Market Specialist.

American School of Kosova është shumë krenare dhe ndihet e privilegjuar që një lider tjetër i po kësaj shkolle po tregon sukses evident të jashtëzakonshëm. Që nga vitet e saja në ASK, Ishte më së e dukur se Plarenta do të arrinte shumë në të ardhmen e saj dhe po kjo gjë ndodhi.

Përjetësisht mirënjohëse ndaj American School of Kosova që më dha fondacionin dhe mbështetjen për të ndjekur ëndrrën time!” – shprehet Plarenta Deshishku, ish-nxënëse e ASK. Tani Plarenta qëndron krahas disa nga mendjeve më të ndritura në botë, dhe vazhdon të bëj krenarë ASK-në si dhe të gjithë Kosovën.

ASK shpreson që rrugëtimi i Plarentës të shërbejë si inspirim për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen liderë të së ardhmes.

Artikull i sponzorizuar