LAJMI I FUNDIT:

Depay flet për ambientimin te Barcelona, ambiciet me klubin, raportin me bashkëlojtarët, trajnerin dhe Messin

Depay flet për ambientimin te Barcelona, ambiciet me klubin, raportin me bashkëlojtarët, trajnerin dhe Messin

Memphis Depay ka folur për ambientimin e tij te Barcelona, kohën që kalon me bashkëlojtarët, situatën me trajnerin Ronald Koeman, si dhe ditët me Lionel Messin e ambiciet me klubit.

Sulmuesi holandez erdhi këtë verë nga Lyoni si lojtar i lirë dhe tashmë ka shkëlqyer në ndeshjet para-sezonale dhe takimin e javës së parë në La Liga nga Real Sociedad.


Për ditët e tij të para dhe kohën që po kalon në Camp Nou, Depay ka folur tashmë dhe ka dhënë përshtypjet pozitive.

Tre minuta nga debutimi, Depay 'shpërtheu' në Camp Nou - do të jetë kënaqësi të shikohet holandezi këtë sezon në La Liga
Lexo po ashtu Tre minuta nga debutimi, Depay 'shpërtheu' në Camp Nou - do të jetë kënaqësi të shikohet holandezi këtë sezon në La Liga

“Të gjithë kanë qenë shumë të mirë dhe e kanë bërë të lehtë për mua”, ka thënë fillimisht Depay për El Periodico.

“Pique më ka ndihmuar shumë sepse anglishtja e tij është e mirë. Me Alban gjithashtu argëtohem shumë. Sigurisht, De Jong dhe Dest gjithashtu, sepse i njihja tashmë. Është një zhveshtore e mirë”.

“As nuk e kam njohur Messin. Ai erdhi vonë në para-sezon për shkak të pushimit pas Kupës së Amerikës dhe unë as nuk mund ta përshëndesja”.

“Unë e di se çfarë Koeman kërkon nga unë. Unë e di se çfarë duhet të bëj, ka një kimi mes nesh. Kjo është shumë e rëndësishme”.

Transferi i ri i Barcës, Memphis Depay: Jam i gatshëm të jap maksimumin te klubi më i mirë në botë
Lexo po ashtu Transferi i ri i Barcës, Memphis Depay: Jam i gatshëm të jap maksimumin te klubi më i mirë në botë

“Mundohem të jap diçka shtesë në fushë, diçka të rëndësishme për ekipin, për të sjellë gëzim në lojë”.

“Kjo është arsyeja pse lidhja me fansat është e pabesueshme. Më bën të ndihem fantastik dhe shpresoj të vazhdojë. Unë do të jap gjithçka në fushë që ata të kënaqen”, përfundoi ylli holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori