Memphis Depay ka arritur te Barcelona dhe ka dhënë një deklaratë të shkurtër para se t’u nënshtrohej testeve mjekësore.

27-vjeçari do të nisë stërvitjet që të martën, ndërsa tashmë ua ka prezantuar veten tifozëve katalunas.

“Përshëndetje, jam Memphis, sapo arrita në Barcelonë dhe jam shumë i gëzuar për sfidën e re, një aventurë e re dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti në stadium”.

“Ai (trajneri Ronald Koeman) më ka dhënë vetëbesim kur isha i kënduar dhe e ka përcjellë rikuperimin tim”.

“E ka mbështetur transferimin tim këtu, te klubi më i mirë në botë dhe jam i gatshëm të jap maksimumin”, ka deklaruar holandezi, i cili ka luajtur nën urdhrat e trajnerit të Balugranëve dhe te kombëtarja e Holandës.

Depay arrin në hapësirat e Barcelonës Depay arrin në hapësirat e Barcelonës

Barcelona pritet ta prezantojë Depayn të enjten si një prej transferimeve të mëdha të kësaj vere. Ndërkohë që në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga ekzaminimet mjekësore. /Telegrafi/