LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Drita ndan rrugët me sulmuesin Kastriot Rexha

Zyrtare: Drita ndan rrugët me sulmuesin Kastriot Rexha

Drita ka ndarë rrugët me sulmuesin Kastriot Rexha, i cili në vitet e fundit, ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor në skuadër.

Rexha ka luajtur në dy periudha me Dritën, duke fituar dy tituj të kampionit me këtë skuadër.


Sulmuesi është jashtë fushave për një kohë pas operimit, ndërsa Drita i kishte ofruar rinovim, gjë që Rexha nuk ishte pajtuar me kushtet e ofruara.

“Klubi jonë, FC DRITA ju njofton që ka ndarë rrugët me sulmuesin, Kastriot Rexha”.

“Rexha ishte ribashkuar me klubin në janar të vitit të kaluar dhe kishte kontratë deri më 30 qershor, 2021”.

“Rexha pas problemeve të vazhdueshme nga lëndimi në gju, nuk arriti të na ndihmoj deri në fund të kampionatit. Për pasojë, pas ndeshjes së xhiros së 28-të iu desh t’i nënshtrohej operimit në gju, për ta përfunduar para kohe kampionatin”.

“Edhe pse lëndimi do ta mbajë Rexhën jashtë fushave për një kohë, ne si klub prapë i ofruam kontratë të re për të vazhduar bashkëpunimin me të, por që lojtari nuk e pranoi ofertën e dhënë nga klubi”.

“Klubi jonë FC DRITA e falënderon Kastron për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë dhe suksese kudo që do të vazhdojë karrierën. Faleminderit Kastro”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori