LAJMI I FUNDIT:

Mbi 400 afganë së shpejti në Shqipëri, do të strehohen mes Tiranës dhe Durrësit

Mbi 400 afganë së shpejti në Shqipëri, do të strehohen mes Tiranës dhe Durrësit
Foto: Ilustrim

Rreth 400 afganë pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri, për t’u strehuar përkohësisht. Ardhja e tyre mund të jetë çështje ditësh ose javësh, më varësi të kapaciteteve amerikane për t’i evakuuar ata nga zona e rrezikut në Afganistan.

Burime jo zyrtare për ABC thonë se operacioni po koordinohet nga Ministria për Punët e Jashtme dhe Ambasada Amerikane. Numri i saktë i afganëve që do të strehohen është i papërcaktuar dhe ai do të saktësohet nga nevoja që amerikanët do të paraqesin.


Gjithsesi shteti shqiptar është duke u bërë gati për të pritur 350-450 persona, qytetarë afganë të cilët përkohësisht do të strehohen në një ambient mes Tiranës dhe Durrësit, i cili është afër Portit dhe Aeroportit.

Kostot financiare të qëndrimit të tyre në Shqipëri, paraprakisht pritet të përballohet nga shteti.

​Strehimi i afganëve në Shqipëri, Rama: Numrin më të madh të tyre e kërkuam ne
Lexo po ashtu ​Strehimi i afganëve në Shqipëri, Rama: Numrin më të madh të tyre e kërkuam ne

Aleanca po verifikon personat që në të vërtetë gjatë 20 viteve të luftës kanë bashkëpunuar me NATO-n kundër talebanëve.

Tani që talebanët morën pushtetin, jeta e tyre rrezikohet ndaj NATO dhe SHBA po marrin përsipër strehimin e tyre në disa vende të ndryshme, deri në transferimin përfundimtar që parashikohet të jetë Amerikan.

Qeveria shqiptare nuk jep detaje konkrete mbi këtë operacion me ndjeshmëri të lartë, por ministrja Olta Xhaçka që po koordinon këtë operacion, tha në Twitter, se “Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”. /ABC News/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori