LAJMI I FUNDIT:

Hammarby e shkatërron skuadrën serbe, Astrit Selmani shkëlqen me dy gola

Hammarby e shkatërron skuadrën serbe, Astrit Selmani shkëlqen me dy gola

Skuadra e madhe suedeze, Hammarby ka arritur të kaloj në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës.

Edhe pse kishin humbur ndeshjen e parë në Serbi nga Cukaricki me rezultat 3-1, në ndeshjen e kthimit në Suedi, vendasit shkëlqyen.


Hammarby ka arritur që ta fitojë ndeshjen me rezultat të thellë 5-1, duke e shkatërruar skuadrën serbe.

Padyshim më i miri në këtë takim për ekipin suedez ishte sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Astrit Selmani.

Reprezentuesi kosovar ishte fantastik në këtë takim duke shënuar dy gola.

Të parin personal në këtë takim Selmani e shënoi në minutën e 26-të për rezultatin 2-0 dhe golin e dytë e realizoi në minutë 72-të për epilogun përfundimtar të ndeshjes 5-1.

Kësisoj Selmani ishte ylli i kësaj mbrëmje magjike evropiane për Hammarbyn që tani do të luaj në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës.

E në ‘Play-Off’, Hammarby do të takohet me fituesin e duelit Basel – Ujpest. /Telegrafi/