Kryetari i Kukësit, Safet Gjici në një lidhje live për News24 thotë se zjarri mbi tunelin e Kalimashit ishte neutralizuar kur erdhën forcat ushtarake dhe zjarrfikëset nga Kosova.
Gjici thotë se zjarri ditën e djeshme në tunelin e Kalimashit u izolua rreth orës 11 të natës teksa tashmë kanë mbetur vetëm disa trungje që nxjerrin tym.
Ai thotë se në 3 vatrat e tjera në Kukës duhet helikopter pasi për shkak të terrenit të thyer nga toka nuk mund të ndërhyhet.
“Nuk ka më rrezikshmëri. Që nga ora 2 e ditës së djeshme deri në orënt e para të mëngjesit, zjarrfikëset e Shqipërisë, Kukësit, ambulancën e aeroportit, zjarrfikëset e aeroportit, 4 zjarrfikëse po bënin një operacion, kanë ndërhyrë, dhe shuan zjarrin. Asnjë sekondë nuk u ndërpre Rruga e Kombit falë zjarrfikëseve. Zjarri erdhi shumë shpejt prej erërave të forta, deri mbi tunel, natyrisht që pra të ndalonim dhe izolonim zjarrin nga ora 11 e natës dhe pastaj të shuanim dhe sot që po flasim nuk ka më, thjesht janë disa trungje që nxjerrin tym. Patjetër, erdhën në ndihmë vëllezërit tanë të Kosovës, por kur erdhën ishte neutralizuar zjarri. I falenderojmë shumë për ndihmën. Ka nisur një farë operacioni, por forcat tokësore në malin e Rrunës, vatra të tjera që forcat tokësore as tonat as të Kosovës nuk kanë si të ndërhyjnë. Falë helikopterit po bëhet fikja”, tha Gjici.
Ai shtoi se vetëm ndërhyrja nga ajri në këto 3 vatra bën punë, nga toka është e pamundur.
“Ato janë aty po. Dua të falenderoj FSK dhe zjarrfikëset e Kosovës, por nuk ndërhyjnë dot. Terren shumë i thyer, vetëm helikopteri i shuan, ai po punon në Malin e Rrunës dhe dy vatrat e tjera”, u shpreh ai.
Gazetari e pyeti se a duhet qeveria të ketë një plan pune apo tjetër plan strategjik për të përmirësuar zjarrfikëset?, Gjici shtoi se sa më shumë zjarrfikëse të kemi, se kemi territor shumë të vështirë, patjetër që ka nevojë për ndërhyrje, përmirësime.
“Ne arritëm me një organizim, falë mbështetjes së banorëve, gjithë banorët kanë qenë në mbështetje. Por edhe zjarrfikëset e aeroportit, DMR, janë të përgatitura për fikjen e zjarreve po ashtu dhe ato të Bashkisë së Kukësit. Dua ti falënderoj se 24 orë në 24 prej 5 ditësh rrinë në terrotorin, se zjarret janë në terrene shumë të vështira pasi vetëm me çanta shpine mund të shkohet”, u shpreh Gjici.
Lidhur me atë se a ka përgjegjës për këto zjarre, Gjici tha se është një dorë kriminale do thoja se janë djegur mijëra hektarë pyje, por organet ligjzbatuese po bëjnë hetime dhe të dyshuarit do dalin para drejtësisë. Nuk kemi emra konkretë, por ekspertët e zjarrfikëses po punojnë me organet për të kapur personat përgjegjës. /News24/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak