LAJMI I FUNDIT:

FSK niset në operacionin e shuarjes së zjarreve në Shqipëri

FSK niset në operacionin e shuarjes së zjarreve në Shqipëri

Pas autorizimit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë nisur në Shqipëri në operacionin e ndihmës së shuarjes së zjarreve që kanë kapluar disa zona të këtij vendi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se tash janë nisur trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.


“Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë”,ka shkruar Mehaj.

Ai më tej tha se “pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam marrë siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës me në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani”.

“Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij dhe me dhënien e  autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura  dhe angazhimit të tyre në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë”.

“Së bashku jemi më të forte në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!”, ka shkruar Mehaj.

Shqipëria tash e disa ditë po përballet me vatra të shumta të zjarrit në gjithë territorin e saj.

Ndërsa, Telegrafi ka siguruar foto nga zjarret që po përhapen në një zonë të gjerë tek tuneli i Kalimashit dhe rrethi i Kukësit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori