Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka thënë se po përcjellë me vëmendje të shtuar zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar/e të komunave. RrGK shprehet se është shqetësuese që nga kandidatët e zyrtarizuar deri më tani, gratë mbesin shumë pak të përfshira në listat zgjedhore të partive politike.
“RrGK vlerëson përpjekjet e disa partive për të kandiduar gra në garën për zgjedhje lokale. Sidoqoftë, përzgjedhja e deritanishme e shumicës së kandidatëve burra për kryetar/e të komunave është jashtëzakonisht problematike. Kjo praktikë e ndjekur nga partitë politike është duke pamundësuar përfshirjen e grave në jetën publike dhe ndërtimin e një shoqërie më të barabartë. RrGK ua rikujton partive politike të Kosovës se neni 14 i Ligjit për Barazi Gjinore (LBGJ) i obligon ato që të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji – i cili përcakton qartë se në ato raste kur ekzistojnë pabarazitë, duhet të merren masa të veçanta të përkohshme me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike ndërmjet grave dhe burrave në ato fusha ku ekzistojnë pabarazi. Prandaj, është e domosdoshme që të respektohet ky ligj dhe të krijohen kushtet që gratë të kenë mundësi që në mënyrë të barabartë me burrat të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.
RrGK ka theksuar se zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit treguan për një pjesëmarrje të madhe të grave në procesin zgjedhor dhe sollën rritje të numrit të grave në përfaqësimin politik.
“Përmes votës, qytetarët treguan që duan më shumë gra në pozita udhëheqëse andaj partitë politike, përveç respektimit të LBGJ, e kanë për obligim që t’a respektojnë këtë vullnet dhe të ofrojnë më shumë hapësirë për gratë në zgjedhje lokale. Teksa afatet po ngushtohen dhe brenda partive ende po diskutohet për kandidaturat e mundshme, RrGK edhe njëherë u bën thirrje të gjitha partive politike që të kandidojnë sa më shumë gra për kryetare të komunave në zgjedhjet lokale dhe t’i përmbahen standardit të përfaqësimit minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) në pajtim me kushtet e parapara me Ligjin për Barazi Gjinore. Ne kërkojmë që partitë politike të angazhohen për të ofruar hapësirë për gratë në këto zgjedhje lokale duke krijuar mundësi për përfshirje në përfaqësim politik edhe të grave me aftësi të kufizuara, grave rome, ashkalike, egjiptiane, gorane dhe serbe të cilat nuk janë të përfaqësuara fare. Gratë kanë nevoja dhe ide të ndryshme, dhe për një udhëheqje gjithëpërfshirëse, është e domosdoshme përfaqësimi i tyre në organet vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.
RrGK ua ka rikujtuar partive politike në Kosovë se përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse është një hap i rëndësishëm në përpjekjen për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe