LAJMI I FUNDIT:

Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit

Nazim Gagica, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit

Nazim Gagica, i cili aktualisht udhëheq me drejtorin e Arsimit në Komunën e Gjilanit do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Tashmë kandidatura e Gagicës është zyrtarizuar sot nga AAK, ku mori pjesë i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Kur isha kryetar Qeverie këtë dashuri njerëzore, këtë ngrohtësi tuajën që e kam ndier çdo herë ta respektojë edhe me punë që i kemi kryer nga Qeveria edhe ju sigurojë që disa projekte shumë të mëdha, shumë kapitale nuk ka qenë lehtë me i kry, me i vendos, me i sjellë ato investime për Gjilan. Njëkohësisht edhe për krejt këtë trevë e po ashtu edhe disa vendime për prona që ia kemi aloku komunës, të cilat kanë qenë shumë me mungesë për komunën. Pra kemi bërë veprime që vërtet e iniciojnë jetën e juaj përveç atyre nacionale që krenohemi me to si Ushtria, Trepça, Pavarësimi energjetik e plotë punë tjera”, u shpreh Haradinaj.


Haradinaj tha se e sheh Gagicën si kandidatin e duhur për kryetar të gjilanasve. /KP/