LAJMI I FUNDIT:

Xhudisti shqiptar i pafat: Lëndohet në xhiron e parë, u dashtë intervenimi mjekësor

Xhudisti shqiptar i pafat: Lëndohet në xhiron e parë, u dashtë intervenimi mjekësor

Përfaqësues i Shqipërisë në xhudo në Lojërat Olimpike, Indrit Çullhaj, u eliminua me Ippon në xhiron e parë.

Xhudisti shqiptar pësoi një lëndim si pasojë e së cilit duhej të ndërhynte ekipi mjekësor në tatami për ta ndihmuar atë.


Çullhaj në momentin e rrëzimit, kah fundi i kohës së rregullt të luftës, si duket pësoi edhe goditje në trup, nga e cila nuk u këndell për një kohë.

Lëndimi i marrë e penalizmi atë që të përballej në mënyrë të rregullt me kundërshtarin, duke e dorëzuar në njëfarë mënyre meçin.

Nga kontaktet me përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, fjala është për një lëndim të brinjëve.

Por, lëndimi i Çullhaj nuk është serioz dhe shpresojmë në rikuperimin e shpejtë të tij. /Telegrafi/