LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo, Mbappe dhe Icardi – efekti domino i transferimeve që përfshjnë Juventusin, PSG-në dhe Real Madridin

Ronaldo, Mbappe dhe Icardi – efekti domino i transferimeve që përfshjnë Juventusin, PSG-në dhe Real Madridin

Sipas raporteve të shumta në Itali, Cristiano Ronaldo mund të bashkohet me Paris Saint-Germain në një marrëveshje shkëmbimi me Mauro Icardin nëse Kylian Mbappe nënshkruan për Real Madridin.

Sulmuesit francez, Mbappe, i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij me gjigantët e Ligue 1 dhe tashmë e ka informuar klubin e tij se nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re.


Real Madridi është shumë i interesuar të sigurojë shërbimet e 22-vjeçarit, ose këtë verë ose sezonin e ardhshëm kur Mbappe të mund të transferohet në Santiago Bernabeu si një agjent i lirë.

Mbappe i bashkohet PSG-së në stërvitje, por nuk ka qëllim të rinovojë kontratën
Lexo po ashtu Mbappe i bashkohet PSG-së në stërvitje, por nuk ka qëllim të rinovojë kontratën

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, PSG mund të shesë Mbappen për 160 milionë euro këtë verë, duke zëvendësuar fituesin e Kupës së Botës me Francën 2018 me Ronaldon.

Ylli portugez pritet të kthehet nga pushimet të dielën dhe të fillojë përgatitjet para-sezonale me Juventusin të hënën.

Kontrata e tij me Juventusin skadon në qershor të 2022 dhe megjithëse agjenti i tij Jorge Mendes është përpjekur ta ofrojë atë për klube të tjera të mëdha evropiane, ai nuk ka gjetur ndonjë pretendentë të gatshëm të paguajë pagën e klientit të tij prej 31 milionë euro në vit.

PSG duket se është destinacioni i vetëm i mundshëm për Ronaldon nëse Mbappe bashkohet me Real Madridin.

Sipas Il Corriere della Sera, Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport, ylli portugez thuhet se do të transferohej në Paris në një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Mauro Icardi.

Icardin për Ronaldon: Juventusi dhe PSG afër marrëveshjes për shkëmbim lojtarësh
Lexo po ashtu Icardin për Ronaldon: Juventusi dhe PSG afër marrëveshjes për shkëmbim lojtarësh

Sidoqoftë, gazeta me bazë në Torino raporton se Gabriel Jesus i Manchester Cityt është gjithashtu duke u monitoruar nga Bianconerët, të cilët i kanë dhënë fjalën lojtarit.

Skuadra e Pep Guardiolas e vlerëson Gabriel Jesusin rreth 50-60 milionë euro, ndërsa Juventusi dëshiron të nënshkruajë lojtarin në një hua dy-vjeçar me mundësi ose detyrim blerje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori