LAJMI I FUNDIT:

E mori me qira në Zvicër, kosovari bëri gara me Lamborghini në rrugët e Shqipërisë – ‘konkurrent’ kishte një BMW të zi

E mori me qira në Zvicër, kosovari bëri gara me Lamborghini në rrugët e Shqipërisë – ‘konkurrent’ kishte një BMW të zi

Një Lamborghini gri “gjëmonte” autostradës drejt qytetit shqiptar të Vlorës, i ndjekur nga afër nga një BMW e zezë.

Kështu e fillon shkrimin mediumi zviceran Blick.ch, duke rrëfyer për një ngjarje të ndodhur në rrugët e Shqipërisë, në të cilën protagonistë janë dy kosovarë që jetojnë në Zvicër.


Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, makinat luksoze po bënin një garë, duke përshpejtuar deri në 225 kilometra në orë aty ku e lejuar ishte vetëm deri në 100 kilometra në orë.

Dhe siç shkruan ky medium, kjo ka rënë edhe në sy të policisë shqiptare, të cilët i kanë ndaluar ata.

Në dalje të qytetit, oficerët e policisë ndalojnë makinat me targa Schwyz dhe sipas policisë, në timonin e Lamborghini ishte një kosovar (40) i cili jeton në Zvicër.

Ndërkohë vë në pah Blick.ch, numri i tabelave tregon se bëhet fjalë për një makinë të marrë me qira nga në Schübelbach SZ të Zvicrës.

Megjithatë, pronari i kompanisë nuk ka dashur të komentojë për Blick. Ai ishte me pushime dhe nuk dinte asgjë për një incident të tillë.

Duke bërë garë me shpejtësi 225 km/h, dy bashkatdhetarët nga Zvicra dënohen me 2.300 euro në Shqipëri
Lexo po ashtu Duke bërë garë me shpejtësi 225 km/h, dy bashkatdhetarët nga Zvicra dënohen me 2.300 euro në Shqipëri

Ndërkohë një 37-vjeçar nga Kosova ngiste makinën me BMW dhe makina e tij i përket një kompanie pastrimi në kantonin Schwyz.

Shefi i tyre është gjithashtu me pushime – dhe nuk ishte në dispozicion për të komentuar rreth ngjarjes, për Blick.

Si pasojë, tregon mediumi zviceran, në stacionin e policisë, të dy shpejtuesit duhet t’i nënshtroheshin një kontrolli alkooli – dhe të “pajtohen” me një gjobë të rëndë: shoferi i BMW duhet të paguajë 1500 franga zvicerane, ndërsa ai i Lambos rreth 1000 franga zvicerane.

Policia shqiptare shkruajti në një mesazh drejtuar të gjithë atyre që vozisin me shpejtësi: “Të ngasësh automjetin me një shpejtësi të tillë është fatale. Ju rrezikoni seriozisht jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori