Bashkimi Evropian ka prezantuar të mërkurën planin e tij më ambicioz për të luftuar ndryshimet klimatike, me një varg politikash, të cilat, në mënyrë të detajuar, tregojnë se si duhet të veprojnë 27 ekonomitë e bllokut evropian, për t’u bërë më të mira për natyrën këtë dekadë.
BE-ja tashmë ka publikuar qindra faqe me propozime. Vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian duhet të negociojnë dhe më pas miratojnë secilin propozim.
Politikat do të luftojnë burimet më të mëdha të emetimeve të karbonit, duke përfshirë, termocentralet, veturat, aeroplanët, fabrikat dhe sistemet e ngrohjes në shtëpitë e banimit.
Së bashku, propozimet synojnë të zvogëlojnë emetimet e gazrave serrë në BE për 55 për qind deri më 2030, në krahasim me nivelet e vitit 1990.
Me këto masa, emetimet e gazrave serrë deri më 2050, pritet të shkojnë në zero.
Synimet e Evropës për klimë, nëse përcillen në nivel global, mund të ndihmojnë në parandalimin e niveleve katastrofike për ndryshimet klimatike, të cilat veçse kanë nisur të shkaktojë probleme përmes valëve të nxehtësisë, stuhive më të fuqishme dhe zjarreve në gjithë botën.
Shumica e rregulloreve të BE-së kanë qenë më pak ambicioneve, andaj kanë pasur nevojë për përditësime. Shënjestrat e reja të BE-së për energji të ripërtrishme, treg të BE-së për karbon dhe kufizime në emetime nga makinat, janë dizajnuar sërish.
Propozimet tjera janë krejtësisht të reja. Blloku evropian dëshiron të krijojë “tarifën kufitare për karbon”, përmes së cilës, prodhuesve të jashtëm do t’iu kërkohet të paguajnë shpenzimet për dioksid karboni kur shesin brenda BE-së mallrat si çeliku dhe çimentoja.
Fabrikat e BE-së do të duhet të bëjnë investime të mëdha për të zvogëluar emetimet, andaj propozimet synojnë të sigurojnë kompanitë që të çojnë përpara investimet pa u rrezikuar nga importet më të lira dhe që krijojnë më shumë ndotje.
Bashkimi Evropian ka propozuar kufizime më të ashpra në emetimet e karbonit nga veturat, dhe është duke konsideruar mundësinë e ndalimit të shitjes së makinave me benzinë dhe naftë nga viti 2035.
Në këtë mënyrë, makinat elektrike do të bëheshin më të përballueshme.
Për këtë arsye, në propozime është përmendur edhe obligimi i shteteve që të instalojnë mijëra karikues për makina nëpër rrugë të gjata.
Kompanive të energjisë do t’iu kërkohet që të ndërtojnë më shumë panele solare këtë dekadë.
Shumë termocentrale dhe zona thëngjilli do të mbyllen, çka do të përbëjë sfidë të madhe për ekonomitë lokale, që varen nga to.
Bashkimi Evropian do të ndajë fonde, për t’iu ndihmuar kompanive dhe rajoneve për të ritrajnuar punëtorët, mirëpo qeveritë kombëtare dhe kompanitë, do të duhet të bëjnë investime të mëdha për të menaxhuar tranzicionin.
Politikat e BE-së janë krijuar në bazë të parimit që nënkupton se gjërat që krijojnë më shumë ndotje do të jenë më të shtrenjta, dhe anasjelltas.
Brukseli do ta organizojë këtë sistem në tri mënyra.
E para, përmes çmimeve në karbon. Sistemi i BE-së për Tregtim të Emetimeve, tregu më i madh në botë për karbon, do të obligojë termocentralet dhe fabrikat të blejnë leje kur emitojnë dioksid karboni. Brukseli dëshiron të shtojë edhe transportin në atë treg, si dhe të krijojë treg për dioksid karboni për ngrohjet nëpër banesa.
Kjo gjë mund të ndikojë në rritje të çmimeve në faturat për ngrohje nëpër shtëpi, andaj BE-ja është zotuar për t’iu ndihmuar kompanive me të hyra të vogla që të bëjnë instalimet e nevojshme për të shmangur shtrenjtimin.
Në periudhë afatgjatë, në ndërtesat e renovuara do të kushtojë më lirë ngrohja dhe ftohja.
Së dyti, përmes taksave. Brukseli dëshiron të prezantojë taksa në BE për ndotje nga kerozina e aeroplanëve. Kjo gjë mund të ndikojë në rritje të çmimeve të biletave, nëse kompanitë ajrore e bartin këtë shpenzim te konsumatorët.
Së treti, duke i bërë mundësitë e energjisë së ripërtrishme më të lira. Këto propozime do të shtyjnë fabrikat që të investojnë në prodhimin e teknologjive me nivele të ulëta të karbonit, të cilat janë të shtrenjta sot, mirëpo do të lirohen në vazhdimësi.
Jo shumë, tash për tash. Politikat e BE-së synojnë të ndryshojnë atë që ofrojnë kompanitë te konsumatorët – shembull, blerja e një makine elektrike.
Mirëpo ndryshimi i mendjes së njerëzve për të ndryshuar shprehitë individuale, mund të marrë kohë. Shembull, ende nuk ka propozime që inkurajojnë njerëzit të hanë më pak mish, gjë që ndihmon në ulje të emetimeve.
Pyetje e mirë. BE-ja do të përballet me sfida të mëdha politike për të shndërruar këto synime në politika të detajuara.
Disa vende të BE-së ka mundësi që të kundërshtojnë politikat që ndikojnë në rritje të çmimeve për konsum, dhe disa kompani kanë nisur të lobojnë kundër kufizimeve për ndotje.
Edhe nëse funksionon plani i BE-së, çështjet klimatike nuk do të adresohen, përveç nëse emetuesit e mëdhenj krijojnë qasje të ngjashme.
BE-ja prodhon vetëm 8 për qind të emetimeve globale. Kina dhe Shtetet e Bashkuara, dy emetuesit më të mëdhenj, kanë bërë të ditura planet për emetime zero, mirëpo ende nuk kanë prezantuar diçka konkrete.
BE-ja shpreson të krijojë një rrugë, të cilën më pas do ta ndjekin të tjerët. /Rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Deshifrohet një tekst i lashtë – ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit