LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid dhe dy skuadrat e qytetit të Milanos në garë për Luis Alberton

Atletico Madrid dhe dy skuadrat e qytetit të Milanos në garë për Luis Alberton

Luis Alberto mund të largohet nga Lazio pas pesë viteve qëndrim në kryeqytetin italian.

Mesfushori spanjoll ka bërë një tjetër sezon të madh me Lazion, por ai tani ka tri oferta të rëndësishme para vetës.


28-vjeçari është kontaktuar nga dy skuadrat e qytetit të Milanos, Milan dhe Inter që duan shërbimet e tij.

Trajneri Simone Inzaghi ka punuar gjatë me spanjollin dhe kërkon transferimin e tij në Inter në vend të Christian Eriksen.

Ndërkohë, Luis Alberto pëlqehet edhe nga trajneri i Rossonerëve, Stefano Pioli.

Në garë për t’i siguruar shërbimet e lojtarit është futur edhe kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madrid.

Lazio e vlerëson shumë yllin e tyre, por Luis Alberto dëshiron të largohet për një klub më të madh.

Çmimi i lojtarit në tregun e transferimeve sillet rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/