LAJMI I FUNDIT:

Dënime të ashpra në Ugandë, burg për ata që nuk respektojnë masat anti-COVID

Dënime të ashpra në Ugandë, burg për ata që nuk respektojnë masat anti-COVID

Banorët e Ugandës që shkelin masat e kufizimit të lëvizjes si rezultat i pandemisë së COVID-19, do të dënohen deri më dy muaj burgim, shkruan BBC.

Sipas rregullave të reja që ministria e Shëndetësisë i ka bërë publike, atyre që u ndalohet puna (kompanive, bareve, klubeve të natës, kinemave dhe dyqaneve që shesin produkte joesenciale), në rast të shkeljes së masës së kufizimit i pret dënimi me burgim, transmeton Telegrafi.

Masat aktuale të kufizimit të lëvizjes gjatë ceremonive kulturore siç janë martesa në vetëm 20 persona, nënkupton se secili dasmor që nuk e respekton këtë numër mund të përfundojë në burg.


Edhe pse ky shtet është nën izolim total që nga marsi i vitit të kaluar, forcat e sigurisë në disa raste janë detyruar të përdorin dhunën në opinion ku si pasojë janë vrarë disa persona.

Në Ugandë aktualisht po ballafaqohet me valën e dytë të pandemisë, për të cilën shkencëtarët kanë parashikuar se mund të arrijë pikun në fund të korrikut apo në fillim të gushtit.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në këtë vend janë regjistruar mbi 83.000 raste dhe mbi 1,900 që kanë humbur jetën nga coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori