LAJMI I FUNDIT:

Pas heqjes së pagesës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, reagon Abazoviq: Gjë e shkëlqyeshme

Pas heqjes së pagesës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, reagon Abazoviq: Gjë e shkëlqyeshme

Mali i Zi dhe Kosova nuk do të aplikojnë polisën e sigurimit kufitar mes dyja vendeve.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në mes të drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazrekut, dhe drejtorit të Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban.


Tashmë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i shtetit malazez, Dritan Abazoviq, i cili ka konfirmuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes, transmeton Telegrafi.

Nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro në kufi
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro në kufi

“Nuk është më i nevojshëm sigurimi kufitar në hyrje të Malit të Zi dhe Kosovës. Qytetarët malazezë tani do të jenë në gjendje të udhëtojnë në territorin e Kosovës me një karton të gjelbër. Gjë e shkëlqyeshme për sezonin e ardhshëm turistik”, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Twitter.

Theksomë se në këtë formë qytetarët e Kosovës nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë prej 15 euro kur shkojnë në Mal të Zi.

Ndryshe, marrëveshja parashikon njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Kosovë dhe Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori