Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuber dhe Udhëheqësi i Projektit për Energji i GIZ-it, Avni Sfishta, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për implementimin e Projekteve të Bashkëpunimit Teknik.
Nga kjo marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka siguruar 1.7 milion euro, të dhuruara nga Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë, si asistencë teknike për afat kohor dyvjeçar.
Në njoftim thuhet se objektivi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i kornizës ligjore dhe teknike për implementimin e kërkesave të Komunitetit Evropian të Energjisë, të ndërlidhura me energji dhe klimë.
Ndër të tjera, GIZ do t’i ofrojë Ministrisë së Ekonomisë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, staf mbështetës, mbulim të shpenzimeve administrative, si dhe trajnime të ekspertëve për implementim të projektit.
“Ky projekt, përpos dobisë financiare, mban rëndësi thelbësore për programin qeverisës të Ministrisë së Ekonomisë, e cila fokus primar e ka tranzicionin e drejtë dhe të qëndrueshëm energjetik, duke e marrë parasysh edhe përballueshmërinë financiare”, thuhet në njoftim.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje e forcon më tutje bashkëpunimin zhvillimor mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ky projekt është vazhdimësi e bashkëpunimit afatgjatë mes Kosovës dhe Gjermanisë, ku gjatë 22 viteve Kosova ka përfituar 660 milionë euro, duke ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe shndërrimin e Kosovës në një partner për komunitetet trans-atlantike dhe evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
A don me mësu qysh me editu video?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë