LAJMI I FUNDIT:

Arsenali dërgon ofertë zyrtare në drejtim të Lyonit për Aouar

Arsenali dërgon ofertë zyrtare në drejtim të Lyonit për Aouar

Houssem Aouar vazhdon të jetë në listën e Arsenalit tani e dy vite.

Gjiganti anglez që nga vera e vitit 2019 është duke kërkuar transferimin e francezit, por që deri më tani nuk kanë bindur Lyonin ta shesin lojtarin.


Daily Mail ka shkruar se Arsenali ka bërë një tjetër përpjekje për ta transferuar Aouarin në Londër.

Topçinjtë kanë dërguar ofertë zyrtare prej 25 milionë eurove plus bonuse në drejtim të Lyonit për yllin e ri francez.

Gjithsesi kjo ofertë është konsideruar si e ulët nga Lyon, pasi klubi francez pretendon të fitojë mbi 40 milionë euro nga shitja e Aouarit.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, Arsenali ka arritur marrëveshje personale me lojtarin që do të fitojë një pagë prej gjashtë milionë eurove në sezon.

Tani i mbetet dy klubeve që të gjejnë marrëveshje për çmimin e lojtarit.

22-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023, derisa edicionin që sapo lam pas ka shënuar tetë gola e ka asistuar në katër të tjerë në 33 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori