LAJMI I FUNDIT:

Suedia mposht Sllovakinë, bën një hap të madh për kalimin në fazën e eliminimit direkt

Suedia mposht Sllovakinë, bën një hap të madh për kalimin në fazën e eliminimit direkt

Suedia ka shënuar fitore ndaj Sllovakisë në kuadër të ndeshjes së dytë në fazën e grupeve me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk solli spektakël, pasi që të dy skuadrat ishin të kujdesshme, duke mos lënë hapësira prapa.


Pjesa e dytë ishte më e hapur, me Suedinë që kishte më shumë nga loja.

Në minutën e 50-të ishte rasti i parë i mirë, pasi që Ondrej Duda mori një top nga Peter Pekarik, por pa sukses.

Suedia rrezikoi me dy raste, me Ludwig Augustinsson e Marcus Danielson, por nuk arritën të qëllonin portën.

Pastaj ishte radha e shkëlqimit të Alexander Isak që dhuroi spektakël me lëvizjet e tij, në minutat 67’ dhe 71’, pro fati nuk ishte më të.

Në minutën e 76-të, Suedia fitoi penallti, ku Martin Dubravka rrëzoi në zonë Quaisonin dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Emil Forsberg që shënoi për 1-0.

Deri në fund të dy skuadrat kishin gjysmë raste, por rrjetat heshtën.

Suedia tani ka tri pikë, aq sa Sllovakia që kishte fituar ndeshjen e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori