LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Merdare, dyshohet se tentoi të trafikonte pesë persona

Arrestohet një person në Merdare, dyshohet se tentoi të trafikonte pesë persona
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, i cili dyshohet se tentoi të trafikonte pesë persona.

Përmes një komunikate për medie është sqaruar se sot, më 10.06.2021, rreth orës 12:01 në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Merdare në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë procedurave kufitare të kontrollit të automjeteve dhe udhëtarëve është kontrolluar një veturë me targa italiane.


“Në veturë ishin pesë persona dy shtetas të Sllovakisë (nënë e djalë, vitet e lindjes 1986 dhe 2017), një mashkull kosovar Q.P. viti i lindjes 1996 dhe dy të mitur meshkuj kosovarë. Policia gjatë trajtimit të personave krijojnë dyshimin se mund të jetë ky një rast i trafikimit me emigrant”, thuhet në komunikatë.

Policia ka intervistuar të dyshuarin Q.P. në prezencë të avokatit të tij.

Po ashtu janë intervistuar edhe dy viktimat (të miturit, meshkuj kosovarë) në prezencë të prindërve të tyre.

“Gjatë procedurave të intervistimit dhe provave tjera, dyshohet se dy të miturit, meshkuj kosovarë, kishin marrëveshje paraprake me të dyshuarin që të dërgoheshin në Itali pa poseduar dokumente për të lëvizur në zonën shengen”, thuhet në komunikatë.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare me aktvendim të së cilës i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me emigrant’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori