Zaev: Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor e mbështet rimëkëmbjen afatgjate ekonomike të rajonit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot nga Tirana tha se plani ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor e mbështet rimëkëmbjen afatgjate ekonomike të rajonit, njëkohësisht duke nxitur integrimin rajonal, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Plani ekonomik dhe investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor e mbështet rimëkëmbjen afatgjate ekonomike të rajonit, njëkohësisht duke nxitur integrimin rajonal. Zbatimi i Planit do të stimulojë aktivitetin ekonomik, do të rris investimet në sektorin privat dhe publik, do të përforcojë konkurrencën dhe inovacionet, veçanërisht në kompanitë e vogla dhe të mesme”, theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Kryeministri Zaev, në Samit, me të cilin kryeson Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe në të cilin marrin pjesë edhe Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim, Oliver Varhelyi, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, tha se Plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor ka potencial të fuqishëm për mbështetjen e lidhjeve kryesore rrugore dhe hekurudhore.
“Vullneti ynë është nxitja e zhvillimit të kapaciteteve me energji të ripërtërishme dhe kalim nga qymyri në burime të ripërtërishme të energjisë, rritje të efikasitetit energjetik, ulje të emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimin e infrastrukturës për menaxhim me ujërat e zeza. Gjatë këtyre periudhave sfiduese, të gjitha vendet nga rajoni punojnë në vendosjen e tregut të përbashkët rajonal”, tha Zaev dhe shtoi se ky është një model i suksesshëm për motivimin e rajonit për të filluar nisma të reja rajonale të kahëzuara drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor deri në tregun e brendshëm të BE-së.
Kryeministri Zaev theksoi se digjitalizimi ka një rol qendror në modernizimin e ekonomive, integrimin e mëtejshëm të ekonomisë digjitale të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm digjital të BE-së, duke e bërë rajonin një zonë më tërheqëse të investimeve.
“Harmonizimi i ngushtë i rregulloreve të Ballkanit Perëndimor me parimet themelore që rregullojnë tregun e brendshëm të BE-së, bazuar në qasjen e katër lirive përmes marrëveshjeve për njohje reciproke, do të zhvillojë mundësitë për punësim sepse liberalizimi i tregtisë, rrjedha e kapitalit dhe lëvizshmërisë do të sjellin deri në zgjerimin e tregut. Plani ekonomik dhe investues do ta bëjë rajonin më tërheqës për investitorët e huaj dhe do të mundësojë më shumë të hyra të investimeve”, nënvizoi Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se së bashku me harmonizimin rajonal të politikave për investime dhe promovim më mirë i koordinuar për mundësitë investuese, krijohet potencial i konsiderueshëm për ekonomitë nga Ballkani Perëndimor për të rritur tërheqjen e tyre për investimet e huaja të drejtpërdrejta.
“Me zbatimin e Tregut të përbashkët rajonal krijojmë[ vende më të mira të punës, zgjedhje të shkëlqyer të çmimeve më të ulëta për udhëtim, studim dhe punë afariste në rajon, më lehtë dhe pa pengesa. Me treg të integruar sjellim rritje plotësuese të PBB-së në rajon sepse bashkë jemi më të fortë, gjë që e bën Ballkanin Perëndimor më tërheqës, më konkurrues dhe më afër tregjeve të BE-së”, tha Zaev.
Në Samit u diskutua për hapat konkrete që bashkëpunimi i vazhdueshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’i japë një përfundim me anë të Planit të veprimit për një treg të përbashkët rajonal, siç është udhëtimi në rajon me letërnjoftime; lehtësimin e tregtisë së produkteve ushqimore dhe industriale përmes marrëveshjeve për njohje reciproke; Rritje e mundësive për profesionistë për punë dhe studentë për të studiuar në të gjithë rajonin; shpenzime më të ulëta për pagesa rajonale; zhvillimi i tregut digjital rajonal dhe vendkalimeve kufitare me kontrolle të përbashkëta, si dhe zgjerimi i nismës për korsi të gjelbra për të zvogëluar kohën e pritjes në kufi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë