U.D Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë në “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur për qeverisjen Kurti, për akuzat e opozitës për punësime familjare nga LVV dhe ‘kapjen’ e institucioneve, për dialogun, për rimëkëmbjen ekonomike dhe për zgjedhjet lokale e tema tjera me rëndësi.
Kusari-Lila ka thënë se 100 ditëshi i punës së qeverisjes Kurti është shumë sfidues, për shkak të problemeve që kanë qenë me herët, e po ashtu edhe për problemet që ka shkaktuar pandemia COVID-19.
“Në Kuvend edhe në Qeveri për atë sa kemi hapësirën dhe mundësinë të përcjellim për së afërmi 100 ditëshi do të jetë shumë sfidues, me sfidat të cilat pjesën e parë e kanë të lidhur me problemet kronike që e përcjellin Kosovën për 20 vitet e fundit. Ndërsa pjesën e dytë me ato akute të pandemisë, të cilat kanë përkeqësuar disa prej problemeve të më hershme, por gjithashtu në një mënyrë ose tjetër kanë hapur mundësi të reja për riorganizim, ristrukturim dhe natyrisht për reformë të mirëfilltë”, theksoi ajo.
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti 2 ka ardhur me një dinamikë dhe intensitet i cili është projektuar në katër vjet qeverisje.
“D.mth tash më shumë se kurrë ka qenë dhe mbetet evidente që është një qeveri e cila e sheh mandatin e plotë dhe e ka të gjitha predispozitat për një mandat të suksesshëm, ta përmbyll ashtu siç ka qenë edhe domosdoshmëri në mënyrë që të kemi një stabilitet politik më në fund. Duke marrë parasysh rrethanat e krejt 5, 6 muajve të fundit me turbulencat e natyrave të ndryshme, e në veçanti ato politike që shkunden çdo gjë tjetër. Pra, ka qenë një qasje e re me emërime të reja në kabinet, me pozicione dhe personalitete që opinioni kosovar nuk i kishte të njohur më herët, në kuptimin e bagazhit politikë, që e tregon një qasje dhe një vlerë krejtësisht të kundërt për ata që po akuzohet tashmë së fundi në raport me anëtarësime me vlerësime të të tjerëve për emërimet në qeverisjen Kurti”, theksoi ajo.
Gjatë intervistës, Kusari-Lila është deklaruar edhe për akuzat e opozitës për Qeverinë Kurti për punësime të të afërmve të udhëheqësve të LVV-së, duke thënë se opozita po mundohet të gjejë identitetin e vet dhe se janë duke treguar inatin për shkak se kanë humbur pushtetin.
“Ata po mundohen me gjetë identitetin e vetë si opozitë, për arsye se vet po deklarojnë po ua bëjmë kështu se kështu na keni bërë. Që absolutisht është një qasje e gabuar për një arsye, për arsye se ata kanë qenë në qeverisje, ata nuk janë si Vetëvendosja që nuk ka qenë në qeverisje, ka qenë vetëm opozitë deri në momentin e zgjedhjeve të vitit të kaluar, dhe që ke shumë shkurtë, dhe tash në një mandat të plotë. Ndërsa, gjithashtu e dyta është që dhimbja e ç’kapjes së institucioneve nga njerëzit që këta i kanë instaluar dikur. Janë njerëz që kanë qenë instrument kryesor të ushtrimit të ndikimit politik nga partitë opozitare, dhe tash kur po u lëvizin pozitat e tyre, po lëviz edhe ndikimi i partive politike opozitare që janë mësuar me ushtru në institucione.
Ndryshe Kusari Lila ka folur edhe për vendimin për shuarjen e AKP-së dhe se çfarë do të ndodhë në procesin e transformimit të AKP-së pas vendimit final për shuarjen e këtij institucioni.
Gjithashtu, në “Përballje”, ajo ka folur edhe për rimëkëmbjen ekonomike, shkarkimet e bordeve dhe vaksinat antiCOVID. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar