Klubi zviceran, Zurich ka konfirmuar zyrtarisht se kontratat e dyshes së Kosovës, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu nuk do të rinovohen.
Pas një kohe relativisht të gjatë në klub, dyshja nga Kosova nuk do të jenë më pjesë e Zurichut, pasi drejtuesit nuk do t’ua rinovojnë kontratat.
Është vet klubi i Zurichut që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.
“Si pjesë e planifikimit të skuadrës, ka ndryshime të mëtejshme në FC Zurich. Kontratat e Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu nuk do të rinovohen”.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Benjin dhe Hekin për angazhimin e tyre në FCZ dhe t’u urojmë atyre fat të mbarë dhe suksese”, thuhet në njoftimin e Zurichut.
Im Rahmen der Kaderplanung kommt es zu weiteren Mutationen beim #FCZ. Die Verträge von Benjamin Kololli und Hekuran Kryeziu werden nicht verlängert:
👉🏽https://t.co/VERSIDmN2m#fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/xie9vXuzze
— FC Zürich (@fc_zuerich) June 3, 2021
29-vjeçari Benjamin Kololli filloi karrierën e tij të futbollit në FC Sion dhe prej atëherë luajti në Le Mont LS, FC Biel, BSC Young Boys dhe FC Lausanne-Sport para se të transferohej në FC Zurich në verën e 2018.
Reprezentuesi i Kosovës luajti 23 herë me Dardanët, ndërsa me Zurichun zhvilloi 92 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 26 gola dhe duke asistuar 19 herë.
Danke für 7⃣7⃣ Pflichtspiele im #FCZ-Trikot, Heki! Deine herrlichen Tore beim Doppelpack gegen Xamax bleiben unvergessen. 🙌🏽
Wir wünschen dir für deine Zukunft weiterhin viel Glück und Erfolg.#fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/MKnrOEUD01
— FC Zürich (@fc_zuerich) June 3, 2021
Në anën tjetër, mesfushori qendror Hekuran Kryeziu luajti në rininë e tij në SC Kriens dhe FC Luzern para se të bashkohej me ekipin e parë të FCL në sezonin 2011/2012, ku ai ishte nën kontratë me FC Vaduz përveç një sezoni.
Në verën e vitit 2018, Kryeziu u transferua nga FC Luzern në klubin e qytetit. Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës luajti 26 herë me Dardanët ndërsa ka shënuar dy herë për Zurichun në gjithsej 77 ndeshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCaktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'