LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon puna në finalizimin e Projekt-Kodit të Procedurës Penale

Vazhdon puna në finalizimin e Projekt-Kodit të Procedurës Penale

Sot u mbajt takimi i radhës në kuadër të punës dhe angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë ministres, Albulena Haxhiu me grupin punues për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme sa i përket projekt-Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë takim, ministrja Haxhiu duke folur për rëndësinë e projekt Kodit të Procedurës Penale, në fjalimin hyrës, ka vlerësuar angazhimin e anëtarëve të këtij grupi dhe kontributin e tyre në këtë proces të reformimit të drejtësisë dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës, si një pritshmëri që lidhet me pjesën e rezultateve që të gjithë qytetarët presin nga institucionet e drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi për media thuhet se: “Haxhiu theksoi se derisa ka qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ky projekt kod është diskutuar disa herë dhe meqë është e familjarizuar më çështjet të cilat duhet të trajtohen, ajo do të ofron përkrahjen e saj deri në finalizimin e tij duke marr pjesë në punimet dhe diskutimet për të përmbyllur projekt-Kodin e Procedurës Penale”


tutje në njoftim thuhet se në vazhdim të këtij takimi diskutimet kryesore u zhvilluan për tre çështje kryesore: ato që kanë të bëjnë me gjykimin në mungesë, çështjen e pezullimit te zyrtareve publik të cilët janë të ngarkuar me dyshime për vepra penale si dhe ajo për afatet kohore të hetimit.

Në diskutim, në të cilën morën pjesë anëtarë nga institucionet kryesore të përfshira në politik-bërje dhe zbatim të ligjeve, u diskutua edhe për çështje të tjera të natyrës procedurale dhe përmbajtjesore të Kodit të Procedurës Penale.

Punimet do të vazhdojnë gjatë javëve në vazhdim, më ç’rast brenda afatit të paraparë legjislativ, pritet finalizimi i Projekt-Kodit të Procedurës Penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori