LAJMI I FUNDIT:

Nedved takon Raiolan, flasin për Pogban, Donnarumman dhe shumë lojtarë tjerë

Nedved takon Raiolan, flasin për Pogban, Donnarumman dhe shumë lojtarë tjerë

Nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved thuhet se u takua dje (e shtunë) me agjentin Mino Raiola dhe del se Paul Pogba dhe Gigio Donnarumma nuk janë lojtarët e vetëm që Zonja e Vjetër dëshiron të nënshkruajë.

Si mesfushori francez, ashtu edhe portier italian janë në listën e klientëve të Raiolas dhe janë dy nga synimet kryesore të Bianconerëve në afatin kalimtar të verës.


Raiola dhe Nedved kanë marrëdhënie shumë të mira, duke pasur parasysh që ish-mesfushori ishte një nga klientët e Raiolas gjatë karrierës së tij si lojtar.

Juventusi duhet të shesë Szczesnyn para së të nënshkruajë me Donnarumman
Lexo po ashtu Juventusi duhet të shesë Szczesnyn para së të nënshkruajë me Donnarumman
“]

Sipas gazetës Tuttosport, dyshja u takuan dje në Montecarlo për të diskutuar të ardhmen e Pogbas, Donnarummas dhe më shumë gjërave.

Donnarumma do të largohet nga Milani si agjent i lirë gjatë verës, por Juventusi ka nevojë të shesë Wojciech Szczesny së pari.

Reprezentuesi polak zgjati kontratën e tij me Zonjën e Vjetër në vitin 2019 dhe është në një marrëveshje prej 7 milionë euro në vit në Allianz Stadium. Prandaj nuk është e lehtë për Juventusin të gjejë pretendentë për 31-vjeçarin.

Sidoqoftë, shumë klube të tjera të mëdha e gjejnë veten në të njëjtën situatë si Juventusi dhe duhet të shesin portierin e tyre titullar përpara se të bëjnë një ofertë për të nënshkruar Donnarumman.

Pogba mbetet një objektiv e gjigantëve të Serie A, dhe Juventus është i hapur për të përfshirë Cristiano Ronaldon në një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar mesfushorin francez.

Donyell Malen, i cili ka 27 gola në emër të tij me PSV-n këtë sezon, gjithashtu është duke u lidhur me një lëvizje në Torino, dhe e njëjta gjë është e vërtetë për Moise Kean, i cili pritet të kthehet në Everton pas një sezoni të huazuar në PSG.

E fundit por jo më pak për nga rëndësia është se Juventus dhe Raiola po punojnë gjithashtu për të përfunduar një marrëveshje shkëmbimi midis Federico Bernardeschi dhe Alessio Romagnoli, duke pasur parasysh që kontrata e të dy lojtarëve skadon në vitin 2022, dhe një lëvizje e ngjashme do të ndihmonte si Juventusin ashtu edhe Milanin të bënin një fitim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori