LAJMI I FUNDIT:

Debutimi i hidhur i skuadrave në finalen e Ligës së Kampionëve – vëtëm njëra e fiton në 30 vitet e fundit

Debutimi i hidhur i skuadrave në finalen e Ligës së Kampionëve – vëtëm njëra e fiton në 30 vitet e fundit

Chelsea ka fituar për herë të dytë në histori të klubit trofeun më të çmueshëm evropian për klube, Ligën e Kampionëve.

Për klubin londinez kjo ishte finalja e tretë, teksa ka fituar dy, derisa Manchester City ishte debutues në finale dhe e humbi atë.


Por në përgjithësi skuadrat debutuese në finale të Ligës së Kampionëve në 30 vitet e fundit nuk kanë arritur ta fitojnë trofeun.

Në vitin 1992 skuadra italiane Sampdoria arriti për herë të parë në finale, por që u mposht nga Barcelona pas vazhdimeve.

Përjashtim bën vetëm Borussia Dortmund e cila si debutuese në vitin 1997 arriti ta mposhtë ekipin që ka humbur më së shumti finale në hisotir të kësaj gare, Juventusin.

Tri vite më vonë, Valencia luan në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit dhe pëson humbje nga Real Madridi me rezultat 3-0.

Në vitin 2002 i erdhi radha për të debutuar në finale Bayer Leverkusenit, por edhe klubi gjerman u mposhtë nga Real Madridi në finale 2-1.

Dy vite më vonë Porto dhe Monaco luajtën në finale, me klubin francez që ishte debutues dhe e humbi me rezultat të thellë 3-0.

Arsenali debutoi në vitin 2006 në finalen e Ligës së Kampionëve, por edhe Topçinjtë u mposhtën 2-1 nga Barcelona.

Radha për debutim në një finale të ‘Championsit’ i erdhi Chelseat në vitin 2008, por londinezët pësuan humbje pas ekzekutimit të penalltive nga Manchester United.

Që nga ajo kohë deri në vitin 2019 më nuk pati skuadra debutuese në finale.

Tottenham Hotspur u mposhtë në vitin 2019 nga Liverpool, PSG në vitin 2020 nga Bayern dhe Manchester City nga Chelsea në vitin 2021 si skuadra debutuese në ‘Champions’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori