LAJMI I FUNDIT:

Vdes punëtori 57-vjeçar nga shpërthimi i zjarrit në fabrikën e tullave në Shijak

Vdes punëtori 57-vjeçar nga shpërthimi i zjarrit në fabrikën e tullave në Shijak

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QSUT pas zjarrit që përfshiu fabrikën e tullave  në Maminas, Shijak.

Për pasojë, është arrestuar 67-vjeçari me detyrë përgjegjës teknik pasi akuzohet për mos respektimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë, Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.

Merr flakë fabrika e tullave në Maminas-Shijak, lëndohet një punonjës dhe evakuohen banorët
Lexo po ashtu Merr flakë fabrika e tullave në Maminas-Shijak, lëndohet një punonjës dhe evakuohen banorët

Ndërkaq, të premten, flakët zotëruan për rreth një orë ambientet e reja të fabrikës, kurse tymi pushtoi qiellin.

Forcat zjarrfikëse lokale kërkuan ndihmën edhe të kolegëve në Tiranë për të izoluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. /Tch/Telegrafi/