LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gervinho dhe Bruno Peres nënshkruajnë me Trabzonsporin

Zyrtare: Gervinho dhe Bruno Peres nënshkruajnë me Trabzonsporin

Trabzonspor është për forcuar për sezonin e ardhshëm me dy futbollistë nga Serie A, Gervinhon dhe Bruno Peresin.

Lojtarët kishin arritur të martën në Turqi, ndërsa Trabzonspori të mërkurën e ka bërë prezantimin zyrtar të tyre.


Gervinho 33-vjeçar te Trazonspori u transferua nga skuadra e Parmas, pjesë e se cilës ishte prej vitit 2018.

Në sezonin e fundit, Gervinho realizoi pesë gola në 27 ndeshje të kampionatit italian, ndërsa ka bërë karrierë në Evropë me klube si Roma, Arsenali e Lille.

Bruno Peres dhe Gervinho kalojnë te Trabzonspor
Lexo po ashtu Bruno Peres dhe Gervinho kalojnë te Trabzonspor

Në anën tjetër Peres 31-vjeçar në sezonin e fundit ishte pjesë e Romës.

Ai shënoi dy gola e bëri katër asistime në 44 ndeshje në të gjitha gara. /Telegrafi/