LAJMI I FUNDIT:

Disa top trajnerë në listën e Juventusit për të zëvendësuar Pirlon

Disa top trajnerë në listën e Juventusit për të zëvendësuar Pirlon

E ardhmja e trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlo në Allianz Stadium është e pasigurt, me disa emra të mëdhenj në garë për të marrë drejtimin e Zonjës së Vjetër.

Spekulimet në lidhje me të ardhmen e italianit në Continassa vazhdojnë dhe La Gazzetta dello Sport thekson se klubi nuk ka konfirmuar se ai do të vazhdojë sezonin e ardhshëm.


Por ish-mesfushori, i cili zëvendësoi Maurizio Sarri përpara edicionit 2020-21, është i bindur se ai ka bërë mjaft për të qëndruar, duke marrë dy trofe në sezonin e tij të parë si trajner – Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë.

Gazeta raporton se ai shkoi drejt e në selinë në Continassa kur ekipi u kthye nga Bologna, ku ata siguruan vendin e rëndësishëm në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm falë një fitore 4-1 në “Renato Dall’Ara”.

Raportimet në Itali kanë sugjeruar që Massimmiliano Allegri mund të kthehet në stolin e Juventusit dhe sonte të dy do të takohen në ndeshjen vjetore të bamirësisë ‘Partita del Cuore 2021’.

La Gazzetta dello Sport, megjithatë, rendit hipotezat e ndryshme pasi Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Juventus mund të ndryshojnë të gjithë trajnerë këtë verë dhe të njëjtët emra shfaqen në çdo listë dëshirash.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është afër të largohet, pas një sezoni pa trofe në kryeqytetin spanjoll dhe ishte i lidhur me një lëvizje në Torino gjithashtu.

Por, Zizou e ka bërë të qartë se ai preferon një kthim në Francë, ku dëshiron të marrë vendin Didier Deschamps te kombëtarja e Francës.

PSG po mendon gjithashtu për ndryshimin e trajnerit vetëm gjashtë muaj pasi kishte nënshkruar ish-teknikun e Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettino dhe drejtori Leonardo gjithmonë ka dashur Allegrin në krye të ekipit.

Nga ana tjetër, Pochettino ka qenë i lidhur me një kallim te Real Madridi, ku Allegri është ende në garë, sipas gazetës.

Enigma vazhdon, sepse nëse Allegri dhe Zidane shkojnë diku tjetër, kush do të jetë në dispozicion për të zëvendësuar Pirlon në Juventus.

Gazeta përmend bisedimet në lidhje me trajnerin e Lazios, Simone Inzaghi, i cili do të takohet me Claudio Lotiton, ndërsa Gennaro Gattuso është larguar nga Napoli.

Këta janë emra që lidhen me Biankonerët në javët e ardhshme, por raportimi nënvizon një tjetër emër të nxehtë në Serie A; Gian Piero Gasperini.

63-vjeçari ka ndihmuar Atalantan në Ligën e Kampionëve tre vjet me radhë dhe vazhdoi të dëshmojë se ka atë që duhet për të sfiduar gjigantët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori