LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jam i përfshirë”, Pochettino thotë se e ardhmja e yllit të ekipit nuk është në duart e tij

“Nuk jam i përfshirë”, Pochettino thotë se e ardhmja e yllit të ekipit nuk është në duart e tij

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka thënë së fundmi se nuk është i përfshirë fare në të ardhmen e mesfushorit Conor Gallagher.

Kontrata e Gallagher me Chelsean skadon në verën e vitit 2025 dhe ende nuk është zgjatur. Ka zëra të vazhdueshëm se ai mund të shitet në verë.


Mesfushori ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm këtë sezon dhe ka dhënë një asistim në fitoren 2-0 të Bluve kundër Spurs të enjten mbrëma.

Trajneri argjentinas, Pochettino u pyet për të ardhmen e anglezit, por tha se ajo i takon lojtarit dhe klubit për t’u vendosur.

“Unë nuk jam i përfshirë, nuk di asgjë, nuk mund t’ju them”, ka thënë fillimisht Pochettino për Evening Standard.

“Mendoj se mund ta shihni në formacionin tim fillestar, mendoj se i gjithë sezoni ishte i fortë me të. Ai është një lojtar i rëndësishëm sigurisht”.

“Por unë nuk jam i përfshirë në vendim, është klubi dhe Conor. Unë nuk jam i përfshirë, kjo është një situatë që ata duhet ta rregullojnë mes klubit dhe lojtarit”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori