LAJMI I FUNDIT:

Grinden se cili do të futej i pari në tualetin e klubit të natës në Bronx, burri qëllon për vdekje një tjetër – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Grinden se cili do të futej i pari në tualetin e klubit të natës në Bronx, burri qëllon për vdekje një tjetër – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një video rrëqethëse e filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një lokali të natës në Bronx të New Yorkut, që nuk kishte leje për operim, shfaq momentin kur një burrë me revole në dorë shkrep mbi një person tjetër me të cilin paraprakisht grindet për tualet.

Të shtënat ishin fatale dhe gjithçka ndodhi brenda lokalit që ishte plotë me klientë, që po shijonin në maksimum muzikën, transmeton Telegrafi.


Dyshja po prisnin në radhë pranë tualetit kur viktima 30-vjeç e identifikuar nga policia si Shamar Watt, i lejon dy femra të hyjnë në tualet e vetëm të përbashkët, pa pritur në radhë.

E pasi ato dolën jashtë, dyshja filluan të grinden se cili më pas do të futej në tualet.

Disa minuta më vonë njëri prej tyre largohet nga lokali, për t’u rikthyer më pas për të shtënë dy herë në drejtim të viktimës Watt i cili goditet në kokë.

Dy ditë më vonë ai nuk i mbijetoi plagëve të marra në spitalin Saint Barnabas, kurse policia e New Yorkut ka publikuar pamjet duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e vrasësit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori