Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e shënimit të 22 vjetorit të masakrës nga më të tmerrshmet të kryera gjatë periudhës luftës së fundit.
Haxhiu ka thënë se “atë ditë, u hodh një arsenal i tërë mbi trupat e të burgosurve shqiptarë që po mbaheshin si pengje, të cilët deri atëherë po torturoheshin në mënyrë tërësisht çnjerëzore”.
“Mbi njëmijë të burgosur të cilët më shumë ishin pengje lufte, ishin dëshmia tjetër e një persekutimi të pandërprerë ndaj shqiptarëve, pa lirinë për të jetuar si të tjerët, dhe pa të drejtën për të qenë të barabartë. Sikur kjo të mos mjaftonte, për Serbinë u dashka të vriteshim. Kjo ishte Serbia gjerë në fundin e luftës 1999, e cila edhe sot, ende nuk ndihet përgjegjëse e aq më pak e penduar për krimet e kryera”, ka deklaruar ajo.
Tutje, Haxhiu pohoi se ” institucioneve të Republikës së Kosovës i ka takuar tash e 20 vite dhe gjithsesi që i takon që drejtësia e vënë për krimet e bëra gjatë luftës, të vihet në vend, duke evidentuar zyrtarisht këto krime”.
Ministrja Haxhiu, bëri të qartë se në këtë drejtim, duke mos u vonuar më, është formalizuar edhe grupi punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për Krimet e Kryera në Kosovë. Ky institut për evidentimin e krimeve të kryera në njërën anë, dhe përgatitja e padisë për gjenocid do të jenë në fokus të punës sonë si Qeveri dhe si Ministri.
Në 22 vjetorin e Masakrës së Dubravës, u bë edhe zbulimi i Lapidarit në kujtim të të rënëve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre e që do të jetë edhe një dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë