FIFA ka aprovuar një studim për të shikuar se si mund të bëhet Botërori për çdo dy vite, raporton Eurosport France.
Këtë të premte, FIFA ka dhënë më shumë detaje për këtë ide. Gianni Infantino është paraqitur në një konferencë për shtyp para kongresit të 71-të, kësaj radhe virtual të FIFA-së. Ai ka filluar të flas për mundësinë e ndryshimit të formatit të Botërorit.
“Është një mënyrë për ta promovuar futbollin. Ne duhet të studiojmë çfarë mund ta simulojë futbollin. Ne duhet të jemi të hapur. Ne e dimë çfarë prezanton një Botëror. Ne duhet të shikojmë se si mund të përshtatet kjo me kalendarin ndërkombëtarë, t’i shikojmë ndeshjet dhe mënyrën e kualifikimit. Tifozët dëshirojnë të shohin ndeshje të mira. Prioriteti do të jetë përfitimi në aspektin sportiv dhe jo komercial”, ka thënë Infantino.
Ideja ishte propozuar nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. Francezi për momentin e mban pozitën e shefit për “Zhvillim të Futbollit Global në FIFA”.
Puna e tij është të shikojë për zhvillimin e futbollit si të femrave ashtu edhe të meshkujve në aspektin global. Deri me tani, Botërori mbahet çdo katër vjet, ashtu si kampionati evropian. Me një diferencë prej dy vitesh, tifozët kanë shijuar këto gara në këtë hapësirë kohore. Por, kjo situatë mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt nëse FIFA vazhdon me idenë që dukej fillimisht si e pamenduar mirë.
Wenger e kishte bërë këtë propozim vitin e kaluar. Ai kishte theksuar se në asnjë mënyrë kampionatit nuk do t’i humbiste prestigji.
“Gjithmonë ju them njerëzve se imazhi nuk lidhet me kohën që ju prisni por kur ndodh ajo ngjarje. Për shembull ne kemi Ligën e Kampionëve, e cila zhvillohet për çdo vit dhe tifozët kënaqen më të”, kishte thënë ndër të tjera Wenger. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët “a do transferohesh te Real Madridi?” – francezi i talentuar i lë të shtangur
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli
Mbyllet dueli i tetë golave në mes të Real Madridit dhe Villarrealit – Sorloth ishte i pandalshëm
Arda Guler nuk ndalet me gola të bukur te Real Madridi
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn
Tyson Fury thumboi babain dhe trajnerin e tij për humbjen nga Oleksndr Usyk
Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City
Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare