LAJMI I FUNDIT:

Presidenti kroat i përgjigjet Vuçiqit: Kosova është çështje e kryer

Presidenti kroat i përgjigjet Vuçiqit: Kosova është çështje e kryer

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se shtimin e forcave ushtarake kroate në Kosovë nuk e shohin si provokim ndaj Serbisë.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Kroacia po “poshtëronte Serbinë” duke rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it, presidenti kroat tha se nëse do ta dinte se Serbia shqetësohej aq shumë, do të kishte biseduar me homologun serb, raporton hrt.


Ministri Mehaj u prit nga homologu i tij kroat, biseduan për avancimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes
Lexo po ashtu Ministri Mehaj u prit nga homologu i tij kroat, biseduan për avancimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes

Ditë më parë, ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, paralajmëroi ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë për “stabilitet të rajonit”. Kjo nuk u prit mirë në Serbi, që e cilësoi provokim nga ana e Kroacisë.

“Ushtarët kroatë janë kryesisht atje për të mbrojtur Kroacinë, dhe format e tjera të bashkëpunimit janë të dëshirueshme. Kosova është njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përveç pesë vendeve, kështu që kjo është një marrëveshje e kryer, nuk është një provokim për Serbinë”, tha fillimisht presidenti kroat.

Ai më tutje deklaroi se çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në luftëra dhe se kjo po bëhet për konsum të brendshëm në Serbi

“Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi ku e kanë futur veten 30 vjet më parë. Çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në luftëra. Vazhdimisht po manipulojnë me këtë. Është një mënyrë që përdoret për të mbajtur në tension votuesit e tyre”, tha ndër të tjera i pari i shtetit të Kroacisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori