LAJMI I FUNDIT:

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk ka asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të katër të plagosurve në Lupç të Podujevës, të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Stafi i Klinikës Emergjente të QKUK-së nuk ka dhënë ende detaje për gjendjen shëndetësore të plagosurve. Ndërsa, në hyrje të kësaj klinike janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës.


Sipas burimeve të KosovaPressit të plagosurit janë disa anëtarë të familjeve Hoxha dhe Menxhiqi.

Ndryshe, katër perona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre me armë zjarri dhe një me thikë, si pasojë e një konflikti të armatosur që ka ndodhur pasditen e sotme në Lupç të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Lexo po ashtu Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë)”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/