LAJMI I FUNDIT:

Muja: Masat që mori ministri Vitia, patën efekt në rënien e infektimeve me coronavirus

Muja: Masat që mori ministri Vitia, patën efekt në rënien e infektimeve me coronavirus

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se me ardhjen e Qeverisë Kurti ka rënë numri i të infektuarve me COVID-19.

Muja në “Debat Plus” ka thënë se infektimet me coronavirus para ardhjes së ministrit Vitia ishin shumë të larta.


Ai i ka dhënë meritat ministrit Vitia për rënien e numrit të infektimeve me coronavirus në Kosovë.

“Para se ministri Vitia të merr masat anti-Covid, numri i rasteve në baza ditore shkonte në 900. Për shkak të masave të marra nga Vitia, numri i këtyre rasteve ka rënë ditëve të fundit deri në 170. Nga 14,000 raste aktive në ditë tash me ardhjen e qeverisë Kurti kanë rënë në 7,000”.

Deputeti i LVV-së thotë se është e kuptueshme që pritjet janë shumë të mëdha por sipas tij së paku duhet të pritet 100 ditë të qeverisjes për të parë rezultatet.

“Sfidat kanë dalë të jenë shumë më të mëdha pasi paraardhësit tanë në qeveri kanë nënshkruar projekte që nuk kanë mbulesë financiare”, deklaroi Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori