Vjen reagimi i Ponte Prizrenit: Së shpejti do të dalim me vendim për vazhdimin apo mosvazhdimin e kampionatit të ardhshëm
Ponte Prizreni ka reaguar lidhur me vendimin e Komesarit të Garave për ndeshjen e pestë gjysmëfinale të ‘play-offit’ ndaj Pejës, të cilin e ka konsideron “tendencioz, të njëanshëm dhe pa asnjë bazë e argument”.
Në duelin e të martës pati dhunë në ndeshjen vendimtare që duhej të përcaktonte finalistin, ashtu që takimi u ndërpre nga gjyqtarët, ndërsa më vonë eskaloi në përleshje mes lojtarëve dhe stafit.
Federata e Basketbollit të Kosovës doli me njoftim duke e regjistruar takimin me rezultat zyrtar (20:0) në favor të Pejës, ndërsa janë shqiptuar edhe shumë gjoba me para dhe suspendime për lojtarët.
Në reagimin e Pontes thuhet se “në të gjitha kompeticionet sportive, në kohën kur ushtrohet dhuna, akterët, lojtarët duhen të ndëshkohen me gabime diskualifikuese, në të njëjtën kohë të merren deklarata të të apostrofuarve dhe në raportin shtesë të policisë dhënë emergjencës (ndihmës së parë) të merret vendim juridik e jo vendim i tekeve të një personi”.
“Kërkojmë transparencë se nga i vërtetoi dhe identifikoi zyrtarët si tifozë dhe ku e ka dëshminë që ne ishim iniciatorë. Ne si klub kemi dënuar rastin, dhe kërkojmë falje publike ndaj KB Peja dhe ndaj gjithë dashamirëve të basketbollit kudo që janë. Skena të tilla asnjëherë nuk kanë qenë në frymën tonë sportive”.
“Ekipeve finaliste ju dëshirojmë suksese në finale, ndërsa së shpejti do dalim me vendimin zyrtar, për vazhdimin apo mos vazhdimin e kampionatit të ardhshëm”, shkruan në reagimin e klubit nga Prizreni.
Kujtojmë që Ponte Prizreni përfundoi në vend të parë në kohën e rregullt dhe tashmë është diskualifikuar nga gara.
Më poshtë postimi i plotë (i paedituar) i Ponte Prizrenit:
Pas vendimit të Komesarit të garave, KB PONTE PRIZRENI del me këtë :
K O M U N I K A T Ë
-Regjistrimi i rezultatit zyrtar 20:0 në favor të KB Peja nga ana e Komesarit të garave Kurshumliu është tendencioz, dhe i një anshëm dhe pa asnjë bazë e argument!.
-Vendimi si duket paska qenë i gatuar nga ai sa që hala pa filluar dita mirë e servoi atë në faqen zyrtare të FBK – së.
– Në të gjitha kompeticionet sportive, në kohën kur ushtrohet dhuna, akterët, lojtarët duhen të ndëshkohen me gabime diskualifikuese, në të njejtën kohë të merren deklarata të të apostrofuarve dhe në raportin shtesë të policisë dhen emergjencës (ndihmës së parë) të merret vendim juridik e jo vendim i tekeve të një personi i cili aq më shumë ka qenë gangrena e basketbollit për sa vite ka qenë Komesar i garave.
– Kërkojmë transparencë se nga i vërtetoi dhe identifikoi zyrtarët si tifozë dhe ku e ka dëshminë që ne ishim iniciatorë.
-Ne si klub kemi dënuar rastin, dhe kërkojmë falje publike ndaj KB Peja dhe ndaj gjithë dashamirëve të basketbollit ku do që janë. Skena të tilla asnjëhere nuk kanë qenë në frymën tonë sportive.
– Po ky komesar ishte ai që prishi edhe raportet mes dy klubeve, i cili peshën e ndeshjes pa i dhënë rëndësi delegoi gjyqtarë jo kualitativ të cilët me menaxhim katastrofik të ndeshjes e paraprijnë që fundi të jetë i dhunshëm edhe si pasojë e përfundimi erdhi: Ekipi kampion i stinorit të rregullt, të diskualifikohet nga gara, ndërsa ekipit mik i pezullon dy lojtarët kyq duke i prishur komplet imazhin e kampionatit që ishte pa dyshim më e mira në historinë e basketbollit.
KB PONTE PRIZRENI nuk do të ankohet në shkallën e dytë pasi se edhe aty, servimi do vjen i njejtë.
Por do angazhojmë avokatin e klubit z. Gent Gjini i cili do pregadisë një padi penale.
-Historikisht sukseset e klubit tonë dhe qytetit të Prizrenit, kanë qenë çdo herë jo të pëlqyera nga Kurshumlia.
-Klubi jonë është gjobitur me afro 6000€, dhe këtu ju konfirmojmë që jemi klubi ndoshta më i përpiktë për kryerjen e obligimeve. Nga arka e klubit nuk do paguajmë asnjë cent për këto dënime deri sa nuk do kemi transparencë se sa të holla kanë borgje skuadrat tjera.
-Ekipeve finaliste ju dëshirojmë suksese në finale, ndërsa së shpejti do dalim me vendimin zyrtar, për vazhdimin apo mos vazhdimin e kampionatit të ardhshëm.
-Nuk do lejojmë që gjithë investimin, djersën e mundin e sponzorëve, lojtarëve ta shuan një njeri.
Prizren 05.05.2021 , Bordi i KB PONTE PRIZRENI
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?