LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mund të transferojë Sanchon dhe Lukakun

Chelsea mund të transferojë Sanchon dhe Lukakun

Klubi anglez, Chelsea po punon për transferime të reja gjatë versë dhe tashmë ka etiketuar Jadon Sanchon dhe Romelu Lukakun, si dy nga objektivat kryesore.

Drejtuesit e klubit londinez janë të interesuar t’i japin përforcime trajnerit Thomas Tuchel për sezonin e ri.

Pas suksesit këtë sezon në Ligën e Kampionëve, drejtuesit janë të bindur se Tuchel mund ta rikthej Ligën Premier në Stamford Bridge.


Kështu, ata po planifikojnë disa transferime të mëdha gjatë verës dhe tashmë kanë etiketuar objektivat e mundshëm.

Sipas mediumit Sunday World, Chelsea e ka bërë Sanchon prioritetin e tyre kryesor, por gjithashtu mund të ri-nënshkruajë me Lukakun.

Ylli i Dortmund dhe ai i Interit kanë qenë padyshim të dobishëm për skuadrat e tyre përkatëse këtë sezon, por sulmi i mbushur me njerëz i Bluve do të thotë se transferimi i tyre do të vinte pas shitjes së disa lojtarëve të pa-nevojshëm.

Olivier Giroud, Tammy Abraham, Emerson Palmieri dhe Jorginho pritet të jenë disa nga lojtarët që mund të largohen nga Chelsea në verë. /Telegrafi/