LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi konfirmon se Sancho ka një ‘marrëveshje zotërinjsh’ për t’u larguar, por jo edhe Haaland

Dortmundi konfirmon se Sancho ka një ‘marrëveshje zotërinjsh’ për t’u larguar, por jo edhe Haaland

Drejtori sportiv Micheal Zorc ka konfirmuar se Jadon Sancho ka një marrëveshje zotërinjsh me Borussia Dortmundin që do ta lejonte atë të siguronte një largim nga klubi nën disa kritere të caktuara, por e njëjta nuk vlen për Erling Haaland.

Dyshja sulmuese, e konsideruar gjerësisht midis talenteve më të mirë të rinj në botë, janë lidhur me një largim pas një sezoni zhgënjyes që e sheh Dortmundin të rrezikojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.


Haaland tashmë është në kërkim nga një mori klubesh në të gjithë Evropën dhe kjo është konfirmuar nga agjenti i tij Mino Raiola dhe babai Alf-Inge.

Mino Raiola për Erling Haaland: Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shes, e respektoj këtë vendim – por nuk do të thotë se pajtohem
Lexo po ashtu Mino Raiola për Erling Haaland: Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shes, e respektoj këtë vendim – por nuk do të thotë se pajtohem

Por, Zorc ka konfirmuar se ylli norvegjez nuk do të ishte në gjendje të largohej aq lehtë sa shoku i tij i ekipit, Sancho, i cili ka një ‘marrëveshje zotërinjsh’ me klubin për çdo largim të mundshëm.

“Ne tashmë kemi pasur një marrëveshje zotërinjsh me Jadon Sancho vitin e kaluar që ai mund të largohet në kushte të caktuara”, ka thënë fillimisht  Zorc për ARD.

“Ai ka qenë me ne për disa vjet. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ekziston me Erling Haaland”.

Liverpooli mendon transferimin e Sanchos si pasues të Salah
Lexo po ashtu Liverpooli mendon transferimin e Sanchos si pasues të Salah

58-vjeçari konfirmoi më tej se kjo marrëveshje u aktivizua pothuajse verën e kaluar gjatë ndjekjes së Manchester Unitedit për Sancho.

“Në fund të fundit, kërkesat nuk u plotësuan”, përfundoi drejtori sportiv i Dortmundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës
Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori