LAJMI I FUNDIT:

Lajm bombastik nga Spanja, Elseid Hysaj mund të transferohet te Real Madridi

Lajm bombastik nga Spanja, Elseid Hysaj mund të transferohet te Real Madridi

Elseid Hysaj, alternativë për të forcuar mbrojtjen e Real Madridit. Lajmi i bujshëm vjen nga mediet spanjolle, që duke analizuar problemet e klubit “merengues” në krahun e djathtë, e shohin më se të mundshëm transferimin e mbrojtësit kuqezi në “Bernabeu”.

Lëndimet e vazhdueshme të Carvajal së bashku me mungesën e besimit të Zidane tek Odriozola e bëjnë ndërhyrjen në merkato për mbushjen e boshllëkut në krahun e djathtë domosdoshmëri.


Disa ditë më parë, në Spanjë njoftuan se Reali ka shfaqur interes për Youcef Atal të Nice, por ai nuk është opsioni i vetëm që ka klubi mbretëror, përcjell Supersport.

Agjenti Mario Giuffredi: Hysaj do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Agjenti Mario Giuffredi: Hysaj do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Sipas informacionit të “TodoFichajes,com”, Real Madridi po e vlerëson afrimin e mundshëm të Hysajt.

Shkodranit i përfundon kontrata me Napolin këtë verë dhe do ta vijojë në një skuadër tjetër karrierën, pasi palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin.

Roma, Fiorentina, Atltico e Madridit dhe Sevilla gjithashtu e kanë atë në agjendën e tyre Hysajn.

Real Madridi ka mbajtur kontakte me menaxherin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare, që mbetet një nga opsionet më të pëlqyera në departamentin e sporteve të klubit më të madh në Spanjë.

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori