LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Mitrovicë, shkon për vizitë te babai i tij

Veseli në Mitrovicë, shkon për vizitë te babai i tij
Foto: Arkiv

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Në pamjet e publikuara shihet se Veseli ka shkuar për të vizituar babain e tij i cili ndodhet në spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri” për trajtim.

Nga Specialja kanë thënë se gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.


“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales rreth vizitës së Veselit.

Ndiqni më poshtë pamjet: