LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi refuzon transferimin e Ronaldos, dy klube tjera mbeten edhe në garë për të nënshkruar portugezin

Real Madridi refuzon transferimin e Ronaldos, dy klube tjera mbeten edhe në garë për të nënshkruar portugezin

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe thuhet se Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi janë në garë për ta nënshkruar atë, ndërsa Real Madrid nuk është i interesuar.

Mediumi italian La Gazzetta dello Sport raportoi në fillim të kësaj jave se Ronaldo po kërkon një rrugë shpëtimi nga Juventusi, duke vendosur largimin.


Edhe gazeta spanjolle Marca konfirmon që Ronaldo dëshiron të largohet nga Torino këtë verë.

“Janë ndarë, por ende jetojnë së bashku”, mediat italiane raportojnë se Ronaldo dëshiron largimin nga Juventusi
Lexo po ashtu “Janë ndarë, por ende jetojnë së bashku”, mediat italiane raportojnë se Ronaldo dëshiron largimin nga Juventusi

Edhe pse opsioni i tij i parë është një kthim në Real Madrid, Los Blancos tashmë e kanë informuar  portugezin se nuk janë të interesuar ta rikthejnë atë përsëri në klub.

36-vjeçari thuhet se i ka dërguar mesazhe ish-shokëve të tij të skuadrës dhe Presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, por nuk ka arritur të gjejë një mënyrë për t’u kthyer në Stadio Bernabeu.

Sidoqoftë, Manchester Unitedi ashtu edhe PSG mbeten në garë për të nënshkruar sulmuesin legjendar që dëshiron të vazhdojë të luajë ende në një nga klubet elitare të Evropës.

Agjenti i tij Jorge Mendes raportohet se është në marrëdhënie të mira me drejtuesit e Djajve të Kuq dhe po negocion një transferim të mundshëm.

Ronaldo i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij për t'u kthyer te Manchester Unitedi
Lexo po ashtu Ronaldo i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij për t'u kthyer te Manchester Unitedi

Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në 2022. Ai fiton 31 milionë euro në vit dhe do të duhet të zvogëlojë pagën nëse dëshiron të largohet nga Juventusi në verë.

Zonja e Vjetër mund ta shesë Ronaldon për vetëm 29 milionë euro në fund të sezonit, pasi do të pamundësonte humbjet nga transferimi i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori